Mbreme pata nje bisede me Ilir Ficon per Gim Myftiun dhe ndjej qe duhet te shkruaj dicka per skemat e shabllonet qe kam(ose kemi)ne mendjet tona kur gjykojme per njerez qe nuk i njohim. Eshte edhe njelloj kerkese ndjese ne eter, sepse Gimi ka disa vjet qe ka vdekur nga nje pushim zemre.
Iliri me dergoi edhe nje shkrim te Edi Rames "in memoriam", te shkruar diten ose te nesermen e varrimit, ku mund te kuptoje me shume rreth natyres te arkitektit dhe mendimtarit Myftiu.
Ne nje shenim te meprashem, kisha shkruar se si e "njihja" Gimin nga ato qe kisha degjuar. Meqenese ishte nje femije blloku dhe Manushi e Nefoja ishin me te kenduar dhe me liberale se te tjeret, kur kisha degjuar per tendencat e tij moderniste ne arkitekture, pata menduar se eshte tipi i "deles se zeze" te bllokut, qe ka nje lloj revolte ndaj konservatizmit te eterve, por qe nuk shkon me teper se kaq. Nje gje te ngjashme kisha menduar per Bashkim Shehun, Fatos Lubonjen dhe Spartak Ngjelen. Gimi ishte vertet "dele e zeze", por krejt i ndryshem nga c'ka e mendoja une. Edhe Shehu me Lubonjen jane njerez me vlera, ne menyre te ndryshme nga njeri tjetri, ndersa Ngjela eshte nje lloj sharlatani ekstravagant, te cilit nuk mund t'i besohet.
Po le t ekthehemi ne Gimi, per te cilin mund te gjykoj jo vetem nga ato qe thone e shkruajne te tjeret, por edhe nga veprat qe ka lene, ose me mire nga ato, te cilat nuk e lane t'i ndertonte.
Ne vitet kur Myftiu mund te projektonte me sukses(sa lejonte Diktatura) ne Institutin e Projektimeve nr 1, edhe pse drejtor ishte Sokrat Moskoja, kishte filluar te degjohej shume fjala e Klement Kolanecit, i cili sapo ishte bere dhendri i E. Hoxhes. Kolaneci, nje student medioker diti te perfitonte nga pozita familjare dhe te vendoste se kush mund te projektonte vepra me rendesi dhe cilat do miratoheshin edhe nese autori do kishte mundesine e projektimit. Edhe pse me i talentuari dhe me i formuari ng ate gjithe arkitektet , te cilet vinin ng aBlloku, gimi ishte i vetmi, qe nuk kishte thuajse asnje veper te madhe te miratuar ne Keshillin Teknik te manipuluar nga Klemi. Ky i fundit, na ka lene nje pershtypje teper negative, kur na jepte arkitekturen moderne ne Historine e arkitektures ne vit te II. Ishte viti 1980 dhe shume here ne mendje e kam justifikuar, qe nuk donte te linte gjurme te shkruara, e megjithate, nuk e kuptonim , se si na premtonte sa here qe vinte, se do na i jepte kopjet e leksioneve te shtypura dhe nuk na i dha kurre! Ne rrethet e studenteve nuk kishte simpati per Klemin, sepse studentet e arkitektures, e mbanin nje vesh ne c'ndodhte ne Institutin 1 dhe lajmet qe vinin nuk ishin shume te mira. e megjithate, duke mos patur kontakte pasi mbarova, antipatia per Klemin me mbeti, si antipatia e dikujt te ngritur pa merite ne krye te projektimit dhe jo se dija c'prapaskena bente ndaj Gimit dhe arkitekteve te tjere te afte. Me siguri, edhe per perjashtimin e plote nga projektimi te Petraq Kolevices duhet te kete rol Klemi.
Po si mundet ndaj nje njeriu qe vinte ose jetonte ne Bllok si Myftiu, te arrinte deri aty sa t'ja nxinte jeten dhe me vone Myftiu te largohej per ne fakultet? Ishin ambiciet brenda llojit qe mbanin ne nje tension te vazhdueshem FAMILJET? Apo Gimin e quanin kundershtar te vijes?! Nje njeri i llojit te stoikeve, qe pinte tre paketa cigare ne dite, e nuk i behej vone as per te ngjitur shkallet e pushtetit dhe as per te bere karriere te shkelqyer ne arkitekture, nese ne kembim te saj duhet t'i perulej udheheqjes, e quanin m ete rrezikshem se dike qe ju kundervihej hapur?
Une e njoh pak boten e Bllokut te viteve '80 dhe aspak ate te viteve '70 dhe '60.
Ndaj dhe nuk duhet te nxitohem ne arritjen e konkluzioneve si jam nxituar per te ndjerin Gimi.
Te kerkoj te falur koleg i nderuar, qe nuk mund te projektosh me se ike para kohe!
No comments:
Post a Comment