Friday, 4 November 2011

Dosjet, morali i bjerrur dhe brezi i ri(vijim)

Te shtyre nga Sigurimi apo nga ndienjat karrieriste, te prirur per te nxjerre "sekelldite" e mbledhura ne shpirt apo nga deshira per te bere keq, ne fillimin e viteve '90, shume bashkepuntore te Sigurimit i hyne politikes. Me te shumtit ishin ne PD, ku flitej se ne Parlamentin e dominuar prej saj, gati gjysma e deputeteve te PD ishin ish-spiune. Te tjere deputete ishin ne rradhet e partive te tjera. Me kontrollin e dosjeve nga Saliu, pasi i perdori sa mundi si presion per te arritur ato qe deshte, pas '97 edhe Berisha u bashkua me idene per te pastruar politiken nga ish-bashkepuntoret e MPB-se. U mor vesh per shumicen e atyre qe nuk u rikandiduan, qe kishin qene spiune me apo pa aktivitet.
Per ata qe nuk e kane jetuar ate kohe, duhet te dine, qe te qenit spiun ishte nje gje qe e denonte e gjithe shoqeria. Edhe pse behej per Partine apo per socializmin. Dhe kur them shoqeria, perfshi ketu edhe pjesen me te madhe te saj qe ishte e lidhur me pushtetin ne nje menyre apo tjetren. Spiunet qe diheshin ose dyshoheshin si te tille perbuzeshin nga te gjithe, ne shkolla, ndermarje apo reparte ushtarake. Nje pjese e tyre ishin fare ordinere dhe mbanin ne raste festash, kur sherbenin si ndihmes te policise ede nje shirit te kuq ku shkruhej AGBV(antar i grupit te bashkuar vullnetar)dhe dijhej boterisht qe ishin "njemijedyqindsha"(pagesa mujore qe mernin si spiune). Thuhet qe po te ishe antar partie ishte e ndaluar te te rekrutonin(pra te firmosje se ishe bashkepuntor). Nuk di nese aplikohej e kunderta, pra qe bashkepuntoret mos lejoheshin te hynin ne Parti. E them per te nenvizuar faktin, qe morali i shoqerise ne kohen e Diktatures, ishte shume e shume me i larte se sa i kohes qe po jetojme. Sidomos ne kohet kur nuk ishte shtrengice e madhe per ushqime dhe vecanerisht neper qytete. Ne fshatra, ku edhe pesha e Diktatures ishte me e madhe, kishte bjerrje te moralit per te bere c'eshte e mundur te largoheshin drejt qyteteve, sidomos ne zonat malore.
(vijon)

No comments:

Post a Comment