Sot, sipas mendjes time, duhet te kete hyre Vjeshta e Trete. Asnjehere nuk kam pyetur, se si eshte saktesisht ne kalendar nocioni i mesiperm, se me mendje kam bere hesapet nese vjeshta hyn me 21 shtator, atehere i bie qe e dyta te filloje me 21 te tetorit dhe me rradhe. Mbase ja fut kot, po nuk eshte e para here qe e bej kete gje. Duhet te kete qene fund nentori i 2007, kur kam shkruar vargjet qe do ve me poshte. Ishte ftohte dhe pemet ishin thuajse krejtesisht te zhveshura. Frynte ere dhe dy gjethe ndiqnin njera tjetren(ose me dukeshe mua se ndiqnin njera tjetren, se ato mbase i kishin rruget shume larg njera tjetres, e mbase vinin nga peme te ndryshme...Po njerezit po genjejne si derri per gjera qe i kemi pare te tere, dhe une s'kam pse mos genjej per dicka, qe e pashe pa njeri tjeter prane. Fundja edhe poezia fiction eshte.)
GJETHET E ZVERDHURA
Ato ende ndjekin njëra tjetrën
Ndoshta shtyrë nga era,
Ndoshta se kanë frikë
C’i prêt më pas
Në këtë ditë me ciknë.
Druhen të ngjiten lart
Mos tjetrën humbin
Në atë fluturim spërdredhës
Pa kahje,
Marramendës,
Në atë bisedim përçart.
Ende kujtojnë premtimet gjatë verës
Kur fëshfërinin:
-Do të dua edhe zverdhur
Nga dridhjet majë degës,
Nga rrezet e tmerrit,
Nga shiu djegës.
Më pas bashkë ranë
Ngadalë,
Të lehta,
Trupin e tharrë.
Dy gjethe ndjekin njëra tjetrën;
Dy gjethe tremben të treten ndarë.
No comments:
Post a Comment