Wednesday, 9 November 2011

Ti frigesh.


TI FRIGESH VI


Ti ke të drejtë të frigesh
Kurrë s'je ulur në tryezën e blertë.
Që ngjyrën i ka vjedhur blerimit
Po të të tërheq shtegut të errët.

Ti frigesh,
Se nuk guxon t'i kesh të gjitha
Qetësinë
            Puthjet
                        Endrrën
"Po sikur kupieri t'i marrë të mijat?"
Vetes i thua
E më vështron vëngër.

Eshtë gjelbërimi që të fton
E jo unë në të marren lojë
Dikush tjetër në rrotullën e fatit do humbë
Dhe pa më dashur
            Do më kërkojë.

Me të do iki pa ardhur agimi
Në errësirën e mbledhur shuk prej vitesh
Me duar buzët do rrekem t'i prek
Lehtas t'ja mbyll,
Vetëm e vetëm,
Sepse ti frigesh.

No comments:

Post a Comment