Po mbushet ngadale shekulli qe nga ngjarja me e cuditshme dhe me e rendesishme te shekullit te XX. Ajo qe i dha botes nje strukture te ndryshme, nje lloj ndarje klasash e kombesh ne lufte te perhershme dhe te pandryshueshme me njeri tjetrin.
E cuditshme sepse permbysi Perandorine me te madhe(gjeografikisht) te kohes vetem nga nje grusht njerezish ne mes te te ftohtit, ne kryeqytetin e Perandorise, pa patur asnje perhapje as ne qytete e tjera dhe jo me ne qytezat e fshatrat e pafund. E pazakonte, sepse behej pikerisht kur shumica e popullsise ishte e mobilizuar dhe ushtria duhet te qe me e forte se kurre. Jo e ngjashme me nje grusht shteti, se ata qe e udhehiqnin nuk kishin poste shteterore dhe as mbeshtetje te pjeseve te vecanta te aparatit shteteror. E paparashikuar as ne teorite e revolucioneve proletrae, sepse ndodhte ne nje vend gati feudal dhe me klase puntore te pazhvilluar.
Ishte DOMOSDOSHMERI apo PERPUTHJE E CUDITSHME e mijera kushteve?
Ndoshta s'kishte si te ndodhte ndryshe! Oborri i Carit dhe sistemi i bojareve ishin kalbur dhe duket qe borgjezia ruse nuk ishte akoma gati te merte pushtetin duke ju hapur keshtu rrugen terroristeve revolucionare te se Majtes. Ditet e nentorit 1917 ne Petrograd ishin dite shfryrje dhe tmerri, lirimi dhe ankthi, dite kaosi, ndoshta te ngjashme me ato qe kemi pare ne vete ne vitin 1997, me te vetmin perjashtim, qe me 1917 ndodhnin vetem ne nje qytet. Tingellon e cuditshme, nje lloj leshimi i te rinjve qe harbonin rrugeve duk epire dhe duke bere seks trotuareve, thua se per ate lloj clirimi kishin nevoje.
Askush ne Europen e angazhuar ne Luften me idiote te 1000 vjeteve te fundit nuk i kushtoi vemendje dhe rendesine e duhur. Gjermanise i interesonte per nje "kthim" te mundshem te situates ne Front, Anglia dhe Franca ishin koke e kembe te preokupuar me problemet e kufijve te tyre dhe te kolonive, Amerika ishte shume larg dhe Japonia mendonte te shkepuste ndonje pjese te Rusise aziatike.
Dhe ne menyre groteske, ne nje tren me avull qe kalonte permes Frontit, ne Petrograd arriti Vladimir Ilici, teoricien dhe inisiator gjakderdhjesh, ne emer te nje Bote te Re pa shtypes dhe shfrytezues! Ne kryeqytet e prisnin disa revolucionare, nje pjese e tyre te shkolluar dhe idealiste, por te bindur qe per te mare dhe mbajtur pushtetin duhet gjak. Bile cifutet Trocki, Ziniviev, Kameniev edhe Josif Visarianovici vete, ishin per me pak gjakderdhje se sa ajo qe kerkonte Uljanovi qe ne muajt e pare te fitores.
(vijon)
No comments:
Post a Comment