Perfundoi me sukses, ne kete prag Kurban Bajrami, Kongresi i faljes se gjynaheve te Rames. Nje program i ri, me 4 shtylla(mungon kollona e 5-te) dhe per dy vjet nuk kemi me Sali!
Kongresi deshmoi cimentimin e pozitave te dobesuara te Rames pas humbjes se Bashkise te Tiranes. Me hir ne syte e botes dhe me pahir ne prapaskenat e para Kongresit, Edvini ja u beri te qarte antareve te PS-se qe ai nuk ndahet nga Kreu i Partise edhe sikur "bar te hame". Nuk e di nese kam permendur diku ne blog, "adhurimin" e hapur ne mjedise miqsh te Rames per Enver Hoxhen. Ndoshta te njejtin adhurim ka edhe Sali Rama nga Vicidoli. Fundja, njerez te etur per pushtet dhe qe s'mund te ndahen nga karrigja, nuk kane se ku te gjejne prototip me te mire ne historine e shtetit shqiptar. Naltmadhenia ishte jo vetem me perendimor se Dulla, por edhe me tolerant e bashkekohor se dy "monstrat" e politkes se sotme shqiptare.
Kongresi i PS-se eshte nje hap prapa ne ngjarjet politke te ketij viti, te cilat filluan me nje konfrontim, qe dukej se do sillte "shkarthisje" ne nivelet e larta te politikes shqiptare. Por nga ngjarjet e Janarit dolen palagur jo vetem Berisha e Basha, te cilet edhe pse vrane, fituan pike ne publik me 8 maj, po edhe ai qe provokoi janarin dhe humbi zgjedhjet, mund te mburret tani si fituesi politik i 2011 dhe sigurisht Bajraku qe do sjelle PS-ne ne pushtet dy vjet me vone.
Te humburit ne kete fillim nentori jane njerezit e thjeshte te Shqiperise, eshte ekonomia e vendit, si edhe bizneset e medha e te vogla. Per keta te fundit, nuk me behet vone, se jane aq driteshkurter, sa te mos jene ne gjendje t'i japin forme relievit politik shqiptar. Shqiptaret e pasur dhe dembele, presin te bien nga qielli politikanet qe do sjelin ndryshime, ose idete e reja ne mendjet e politikaneve te vjeter.
Fituesi me i madh eshte Berisha, qe di fare mire se si ta fute ne thes Ramen, gje qe ka mbi 4 vjet qe e ben me sukses te plote.
Duket qe edhe Presidenti i ri, nuk do jete rezultat i ndonje kompromisi, por do vendoset sipas deshires se Berishes. Mund te mos jete nga PD-ja apo ndonje i djathte tjeter, por nuk eshte cudi te jete nje nga A-set qe Berisha edhe pse s'ja ka idene e pokerit, i mban te fshehur ne menge dhe i nxjerr ne momentin kur interlokutoret jane te lodhur nga tratativat e te gatshem te pranojne cdo gje.
Vit i veshtire do jete Viti i Kiametit. Krize ekonomike, Greqi dhe Itali te shpartalluara, sherre Kosove-Serbi dhe mburrje te PD-se per sukseset e arritura...He po! Here pas here do kete nje fjalim te bukur nga Ngjela, nje njerezor nga Majkoja dhe nje te ndjere nga Barci.
Do zoti , qe Berishes e Rames mos ju shkoje ne mendje te na heqin ndonje "teke" edhe ne emigranteve, si po ja u heqin ne menyre konstante, bashkeatdhetareve tane ne Memedhe!!
No comments:
Post a Comment