Keto djall "shaetheme" qe kane ne qender Kadarene, sepse po me detyrojne te shkruaj e te shkruaj per gjera qe kam dashur gjithnje te jene jashte gjykimit tim per shkrimtarin.
Ndonese nuk jane larg asaj, qe kam menduar prej fundit te viteve '70 per te, perseri sjellin te reja qe e ulin edhe me teper figuren njerezore te tij. Vec Gim Myftiut tani po dalin edhe Pashkot si miq shume te afert me ciftin Kadare. Ishte e natyrshme ne vitet '70 dhe '80, qe te "ashtuquajturit intelektuale", te benin perpjekje per te hyrin ne rrethin e ngushte te Kadareve. Tefik Caushi, Neshat Tozaj jane disa nga emrat e njohur, me te cilet ai shoqerohej. Te tjeret ishin letrare te rinj, te cilit i ngjiteshin dhe qe ai i pelqente st'i kishte prane si adhurues dhe si furnizues me "thashetheme" nga jeta e Tiranes. Per vete natyren e tij dhe faktin, qe nuk punonte me mes njerezish, Kadareja kishte nje rutine te caktuar. Dihej qe ne ate kohe dhe me shume e spjegon edhe vete ai ne "Ftese ne Studio". Po c'miqesi mund te lidhte Kadarene me Fatos Pashkon dhe Raimonda Bulkun?
Djali i madh i Josif dhe Leni Pashkos, ishte nje arkitekt i posadiplomuar ne fund te viteve '70. Natyre e qete, simpatik dhe me nje inteligjence mesatare, ai ishte shume i ndryshem nga vellai me i vogel, Gramozi. U sevdallis(sic sevdalliseshin gjithe femijet e Nomenklatures) me bukuroshen Bulku, e cila po shkelqente ne disa filma ne ato vite. E lindur me 1958 dhe e rritur me shume ne Cerrik, Bulku e filloi karrieren qe ne gjimnaz, ne saje te bukurise ose edhe te nje lidhje te mundshme te nenes se saj bukuroshe me nje kinoregjisor. Ne vitin 1977, beri disa muaj t ematures ne shkollen tone, sepse xhirohej ne Dardhe nje film, ku ajo ishte protagoniste. U fol qe nuk kishte dy para mend, e megjithate, Bulku luajti jo keq ne shume filma te atyre viteve.
Nuk ka rendesi nese ne ate kohe ajo ka flirtuar apo jo me Is, 23 vjet me te madh, se mund ta benin edhe shume e shume studente te tjera. Po c'muhabete bente Is me arkitektin e urte(per te mos thene derdimen" Fatos Pashko dhe studenten e Aktrimit nga Cerriku Raimonda Bulku?
Kjo e fundit ngul kembe qe femijet e tyre jane rritur bashke dhe qe miqesia me ta ka qene e ngushte dhe per te eshte e "shenjte".
Mos e kemi mbivleresuar te gjithe ne poetin e shkrimtarin Is?
No comments:
Post a Comment