Monday, 21 November 2011

A me vjen turp qe jam shqiptar?

Sigurisht qe JO. Dhe nuk jam ndjere me turp edhe kur kam qene me pashaporte shqiptare ne Greqi dhe Itali, ne dy vende ku shqiptaret ne fillimin e viteve '90 shikoheshin si te ardhur nga xhungla. Nuk ka se si te me vije turp, sepse gjithnje kam qene krenar(ndonjehere me te tepert) se kush jam dhe nga c'prinder vij. Eshte nje lloj krenarie qe ma kane mesuar ne familje ose e kam te trasheguar ne genet e mia. E megjithate, ka dicka qe me largon ose me mire me ben me turp te jem pjese e komunitetit shqiptar ne Ontario. Bile shume pak kam bere qe kete gje mos e ndjene vajzat e mia. Dhe tani, qe afrohen festimet e nentorit dhe mbremjet shumezhurrmshme te bashkeatdhetareve, mendoj perse.
Une nuk di te edukoj femijet, ose te tjere te rinj, me ndienjen e patriotizmit, ose te qenit krenar se jam shqiptar. Bile, me duket nje budallallek me brire. Se nuk e shoh aspak te rendesishme nese ne ishim te paret ne Ballkan dhe pastaj erdhen me rradhe greket apo sllavet dhe na moren tokat apo na kopjuan zakonet. Te ben te qenit te paret ne nje vend me te mire se te tjeret? Si ca kanadeze idiote, qe nuk dine se ku bie Franca dhe me shikojne shtrember, me qe une kam erdhur jo vetem pas tyre, por mund t'ju kem zene edhe vendin e punes.
Une nuk ndjehem krenar as se jam sternip i Skenderbeut, se as besoj te kem ndonje lidhje genesh me Kenon, po nuk di dhe mire se c'ka bere Kenua qe te jem krenar. Keta po na genjejne ashiqare per Saliun, Azemin dhe ndonje legen tjeter, qe s'kane lene gje pa bere e po i nxjerrin heronj ne histori.
Femijeve, ndonese jo shpesh, por ju kam thene qe jemi nje m.. si te tjeret. As me te mire dhe as me te keqinj dhe i kam lene gjithmone te zgjedhin shoqet e tyre si te duan. ka qelluar qe ato kane zgjedhur serbe, ruse, kanadeze, filipinase, bangladeshase dhe asnjehere nuk kam treguar as perbuzje dhe as ndonje admirim. Jam perpjekur t'ju flas mire per to, se me kujtohet fare mire kur isha ne moshen e tyre dhe nuk doja te m'i shante njeri shoket.
Po cuditerisht, ato nuk kane shoke ose shoqe shqiptare. ne fillim mendoja se kishim ardhur shpejt dhe ishim ne nje zone ku nuk kishte emigrante, prandaj dhe nuk kishin mundesi te zinin te tille. Por me vone, kur moshatare te tyre erdhen nga Shqiperia, megjithe sugjerimet tona, ato ndenjen larg bashkeatdhetareve. Nuk donin te flisnin ne sy te te huajve gjuhen tone? Druheshin se bashkeatdhetaret benin figure te keqe mes te tjereve? Nuk kam arritur ta kuptoj dh ee kam lene te rrjedhe normalisht. Ne fund te fundit edhe une nuk shkoj kurre ne mbremjet qe behen me rastin e 28 nentorit. Nga c'kam par ene nje emision shqip te tv vendas, ato mbremje, ju ngjasin atyre me te shemtuarave te kohes se Diktatures, ku njerez te kufizuar(e sidomos grate) shperthejne ne nje orgji djerse, valle napoloni dhe kengesh korcare apo te shqiperise se Mesme. sepse me vjen si te perzjere kur i shoh ne TV, ndaj kam nguruar te behem pjese e tyre. Per te mos me ardhur turp? Ndoshta.
Dhe per tu ndjere me pak patriot!

No comments:

Post a Comment