Friday, 11 November 2011

11.11.11. Mbreme ishte hene e plote. Po sonte?

DRITARJA 235



Pështillmë me dritën tënde.
Do ngrij më pak se nga kjo vesë lotësh,
Që nga thellësitë e errta të qënies,
Tërësisht e ftohtë,
Pa arritur akullimin
Të gjithën më njom.
Në brishtësinë e mbrëmjes
Ai ma hetoi vështrimin.
Atë përhumbje më të frikshme se harresa,
Atë hon,
Ku askush nuk guxon të të ndjekë,
            Ku braktisja të prêt.
Nga ku s’mund të arratisesh,
Se s’ka kufij,
            As gjerdhe,
                        As tela.
Gjithshka është pezull
Si në të humbjes det
E puthjen se ble dot me male me perla.

...Heshtja kudo ka rënë.
Më pështill për të fundit herë!
Kam shumë ftohtë…
O hënë!

No comments:

Post a Comment