Thursday, 17 November 2011

Tirana, une dhe Bodleri.

Nuk e di nese Tirana eshte nje qytet qe bashke me Lirine me ka shtuar edhe trishtimin. E megjithate mbetet qyteti i pare i madh ne jeten time dhe i shume ulje-ngritjesh shpirterore. Edhe sezoni Tirana 2 i jetes sime, qe filloi ne shtator te 2003 dhe zgjati deri majin e 2004, ndonese i ndryshem nga vitet studentore, pati episode te cuditshme dhe shenoi nje lloj ndryshimi thelbesor ne jeten time. Fillova te shkruaja me shume se me pare, ndoshta se kisha me shume kohe, ose se kur nuk kisha njerez te njohur perreth doja te bisedoja me veten. Rastesisht, ne Tirane, ne te njejten stine, kur pata mbyllur perfundimisht, per te mos e zene me me dore Mozhene, fillova te lexoj perseri Bodlerin, qe e kisha harruar se kishte shkruar ndonjehere. Ndonese shume me i moshuar se Sharli, kur kishte shkruar "Fleur du Mal", e shijova me shume se me pare dhe mendova te perkthej dicka prej tij, per ta futur ne ne nje nga kreret e nje te ashtuquajturi roman, te cilin po e shkruaja fshehtas. Nga ato kater strofa, te perkthyera "rrac kopac", me lindi deshira te perktheja edhe me shume nga Bodleri, kur merzitesha nga projektet, ne zyren e cifutit Mihaaal. A vjen kjo nga trishtimi qe me sjell Tirana, bashke me Lirine, qe sa vjen dhe po kufizohet, sa me e madhe behet? Apo MERZITJA?

“…Po nese dhuna dhe plumbi,helmi dhe thika,
                  S’kane humbur ende te kendshmen ngjyre
                  Mbi pelhuren  e hirnosur me tonen fytyre
                  Kjo vjen se nga shpirti s’esht’ pastruar frika!

                  Vec dije, mes hijenash,mes panterash,cakejsh.
                   Akrepash,neperkash,krimbash,gjarperinjsh,
                  Perbindshash qe klithin,ulerijn’ ngjethmerisht,
                  Mbreteris famekeqe te kafsheris’ brenda nesh

      Eshte nje me tinzar me djallezor nga te gjithe,
                  Qe s’bucet as kelthet,as tund kthetrat ne ere,
                  Por me qejf gjithe tokes mund t’i heqe cdo vlere
                  Dhe globin ne cast,menjeher’ ta gelltise.

                  Esht’ MERZITJA ! Sy qe lotojn’ngadal’, pa nxitim,
                  Heshtur thith llullen i litareve enderrues.
                  Kete monster te hajthshme e njeh ti lexues,
                  Hipokriti lexues- Vella- shembellu’si im.

No comments:

Post a Comment