Monday, 14 November 2011

Midis 14 dhe 15.

Eshte duke ikur pafundesisht larg nje dite dhe nje tjeter po fillon. E nuk eshte gje tjeter vec nje konvencion, te cilin e kemi shpikur per te numuruar me lehte dhimbjen. Edhe 14 qe po largohet, bashke me 15 qe po vjen jane vetem numura, qe vetem na ngaterrojne ne lemshin ku kemi hyre mrekullisht, por pa deshiren tone.
14 vjet me pare, pikerisht kur vinte 15-ta per te shkelmuar 14-en, nje debore e madhe, e shoqeruar me nje ere te marre, ose me mire nje ere e marre, qe sillte edhe nje debore te bukur, por te pameshirshme per ata qe flene rrugeve, donte te me ndalte per te shkuar ne te paren dite te punes ne vendin e ri.
Tani qe 14-ta ka nisur te kthehet ne 15-te, ndoshta nuk do me duhet me te vrapoj mbi deboren e posashtruar per te kapur ne kohe autobuzin qytetes, qe do me shpjere ne stacionin e trenit, e me vone ne nje hapesire te bardhe, ku fishkellen era dhe ndertesat nje kateshe nuk kuptohen ne se jane zyra apo punishte pijesh freskuese. Ndoshta kur te behet tamam 15-te do ndjej edhe me shume mall per ate qe iku dhe asnjehere nuk e kuptova nese duhej ndalur, apo do kem kuptuar qe eshte e pabuke te kendosh "Thimame".
Ne fund te fundit, nuk kam kuptuar ne kam jetuar caste me me shume dhimbje apo gezim, sepse nuk i kam numuruar dot, ashtu si bej me numurt 14 dhe 15.

No comments:

Post a Comment