Pardje, ne kundershtim me keshillen e avokatit tim qe eshte ne Paris, dergova tek Tema e Meros, shkrimin e shkurter "Hudhri, Kadarete dhe genjeshtaret". Isha gati i sigurt( i sinjalizuar prej avokatit) qe Merua nuk do e botonte dhe nuk do kthente pergjigje, por nuk doja te meresha me te tjere redaktore te shtypit shqiptar, te cilet as i njoh dhe as me njohin. Te pakten Mero Leshi Baze, me ka botuar 4-5 artikuj edhe pa me njohur.
Isha munduar te tregohesha i permbajtur ne sulmet kunder Kadareve dhe isha mare kryesisht me botuesin Hudhri, i cili nuk ka asnje faj qe eshte puthadores si tyre dhe qe sulmon Vincen dhe Fatos Lubonjen.
Problemi im i djeshem dhe i sotem eshte qe perse shpesh here, une dhe te tjere, permbahemi ne gjuhen e perdorur ne publik. Per tu treguar me te mencur e tolerante? Per te ndjekur shembullin e Perendimit? Per te krijuar simpati tek lexuesit qe nuk na njohin? Apo se eshte me e veshtire te shkruash te verteten ashtu si e mendon?
Po qe se do ishte shkruar per kete blog, ose nese do isha ne nje tryeze te ngushte shokesh e miqsh, do thesha:
Hudhri jo vetem nuk ka cipe e turp qe boton nje liber me genjeshtra, por sulmon edhe ata qe demaskojne genjeshtrat.
Do thoja edhe:"Perse le Is Lenin, qe nuk di te genjeje bukur dhe nuk shkruan vete memuare ose refleksione mbi ate periudhe, kur dihet qe eshte mjeshter i perdredhjes dhe mashtrimeve?"
Duhet edhe te therrisja:
"Ju te rinj, qe nuk e keni jetuar ate kohe, mos e besoni snoben nga Elbasani, qe jo vetem qe nuk di te shkruaje e te genjeje, por besoj se i ngjan edhe pak te shoqit, qe nuk ka asgje te shenjte vec fames e parave."
Por po t'i shkruaja te gjitha keto, jo vetem qe rrezikohej botimi i shkrimit, ose duhej ta dergoja ta botonte Kastiot Myftaraj, ose do vihesha ne rradhen e te tjere njerezve qe akuzohen se derdhin mllefin e tyre kunder Kadareve. Ndaj zgjodha goditjen me pambuk, si e kam bere edhe shume here te tjera.
Sot, Merua kisht ebotuar nje shkrim palavi te njefare Ilir Yzeiri, i cili e ngrinte ne qiell Lenin dhe librin.
Ndoshta, kur te shkoj ne Shqiperi, do e mar per ta lexuar kete liber 700 faqesh, per te pare se deri ku arrin hipokrizia dhe poshtersia e Is dhe Isgrua.
Ndoshta athere do shkruaj dicka vertet TROC!
No comments:
Post a Comment