Qe fitimtaret e shkruajne historine, kjo dihet prej shekujsh. Dhe qe e falsifikojne dihet gjithashtu. E megjithate si ka te vjedhura e te vjedhura, te genjyera e te genjyera ka edhe lloj lloj falsifikimesh. Ato te historianeve shqiptare te kohes se Partise jane te pamata, e ndoshta kalojne edhe falsifikimet qe i ka bere Vatikani historise te Europes dhe Kishes.
Edhe pse nuk kemi per te mare vesh kurre, se cka ndodhur para se te vinim ne jete, ne nej kohe kur arkivat jane te hapura dhe deshira per te zbuluar dicka sa me prane te VERTETES mund te jete e madhe, me durim mund te gjesh dokumenta me vlere. sa per Historine e vertete, te jetuar, ate qe nuk e permbajne dokumentat, ate mund ta gjesh vetem ne vepra shkrimtaresh apo historianesh bashkekohes dhe serioze. Ndryshe, do kenaqesh me nje lloj rezultanteje, ku bashkohen te gjithe ata qe grinden ose i bien legenit ne menyra te ndryshme.
Shume rralle ja kam vene veshin Historise ne mesim, sepse mesuesit qe na e jepnin ishin me te dobtit. Per te lexuar librin, po s'te vinte ta lexoje, kur e dije qe kishe lene pa bere detyrat e matematikes ose nuk kishe hapur te tjera libra me me rendesi. Si ne vend te perrallave, lexoja librat e historise te sime motre, degjoja me vemendje kur me tregonte babaj dhe ne universitet lexoja ndonje dispense te Fakultetit te Historise, per te krahasuar Historine e arkitektures, me ngjarjet e rendesishme te koheve, sipas shkollave t earkitektures boterore. Si rrjedhoje, kur isha burre dhe isha gati te ndertoja familjen time, nuk ja kisha idene se c'kishte ndodhur ne Bote gjate 3-4 mije vjeteve dhe me pak akoma dija se c'kishte ndodhur ne trojet, qe i quajme troje shqiptare. Po c'lidhje ka familja qe do krijosh me Historine? Ka o ka! (Se c'ka as une nuk e di, po le te supozojme qe duhet te dish sipas BiBles se cka ndodhur ne 12 here 12 breza).
Qe historianet me kishin genjyer edhe ne ato pak gjera qe dija, kete e kisha mesuar pak nga im ate dhe pak nga te tjere njerez , te cilet i besoja. Megjithese i kujdesshem, ai me kishte thene rreth ndryshimit te Historise per Haxhi Qamilin, asaj te Luftes nac-clirimtare dhe deformime me te vogla te periudhes se Pavaresise. Per manipulimet ne Historine e Partise, mesova nga nje emision dokumentar ne tv jugosllav dhe nga shoke te mij te ngushte, te cilet kishin degjuar se cilat ishin te vertetat.
Per zyrtarizimin e falsifikimit, mesova kur u mora me Muzeun e Arsimit(Shkolla e pare Shqipe). Ishin disa historiane nga Tirana, te cilet vinin here her ete shihnin se c'behej me platformen e Muzeut, e cila kishte ardhur po nga Tirana, e miratuar. Ishte shtatori i vitit 1986 dhe festimet e 100 vjetorit te Shkolles se Pare Shqipe do beheshin ne fillim te marsit dhe pritej qe te vinin nga sho Ramiz e te gjithe me poshte. Per fat te mire, gjerat ishin me te zbutura se me pare dhe jo vetem kishim nje lloj lirie ne menyren se si do i ekspozonim ato materiale qe kishim, por edhe gjithe kohen talleshim me marrezite e sistemit, qe edhe pse nuk dukej se do perendonte shpejt, ishte teper i "leqendisur". Historiani qe ndenji gjithe kohen me ne ishte Myslim Islami dhe nga ai kuptova se c'behej zakonisht me fshehjen e dokumentave ose manipulimin e tyre. Atehere edhe mesova shume gjera te reja nga periudha qe nuk i njihja mire, por dhe pashe foto te verteta dhe foto me portrete te hequra. Ishin shume ne mos ishin shumica.
Vendimin e Kongresit te Manastirit per Alafabetin, vendosem ta benim nje foto shume te madhe, sepse ishte nga dokumentat me me rendesi te gjuhes, arsimit dhe kultures shqiptare. Islami na kujtoi qe duhen "hequr" firmat e Fishtes, Mithat Frasherit e shume e shume te tjereve, te cilet Partia i kishte zhdukur nga Historia. Ne i kundershtuam duke thene qe dokumenti o vihet si eshte ose nuk vihet fare dhe me ne fund beme nje kompromis, te shperndanim mbi foton stermadhe, foto te patrioteve qe kishin firmosur(te kulluarve) dhe me to t embulonim firmat e "te njollosurve". Nuk doli keq, dhe Islami kete i spjegoi dy jave para hapjes Leka Shkurti, i cili pyeti rreth dokumentit. Per cudine tone, keshilltari personal i Ramiz Alise, tha perse duhet bere kjo, se e verteta eshte e vertete dhe me turp Myslym Islami i spjegoi qe kjo ishte tradicionalisht ajo qe behej me dokumentat dhe fotot e Muzeve. Me tej, Shkurti pa nj efoto ku tregoheshin disa te rinj qe punonin ne hekurudhen Durres-Peqin dhe ne plan te pare ishte Liri Lubonja, e cila me dukej se kishte vdekur ate kohe. E permendi shkarazi qe ajo ishte e shoqja e Todit dhe me duket se fotoja perfundoi ne koshin e plehrave. Po nje surprize, per zyrtaret lokale, do ishte gjetja ne nje foto e Vaske Kolecit nga Ramiz Alia ne diten e perurimit. Ishte nje grup te rinjsh ne Kongresin e helmesit dhe midis tyre, retushistet nuk kishin njohur nje ish-zvminister te Koci Xoxes, te denuar me burg te gjate. E megjithate, kohet kishin ndryshuar. Nuk i hoqen verejtje me shkrim ne biografi njeriu dhe as pushuan nga puna. Kishte ardhur koha e te genjyerit me lezet- alla Ramiz.
No comments:
Post a Comment