Saturday, 5 November 2011

Instikti i Hakmarrjes!

A eshte Hakmarrja instikt apo krijohet nga jeta jone ne shoqeri? Pyetje, e cila mbase ka gjetur pergjigje dhe mjafton te lexosh artikuj psikologesh te njohur ose filozofesh te sakte dhe mos e vrasesh shume mendjen per ta gjetur. Po une, nga qe s'kam c'te bej kete te shtune pa gdhire mire dhe meqe thone se e vrara e mendjes gjoja te riperterin neuronet, do e vras ca tutken, ne menyre grarishte, si pune berje hesapesh me gishta.
Para nje jave degjova intervisten e vellait te njeres nga viktimat e atentatit te Lockhead, te autorizuar nga Kadafi, i cili jo vetem qe u ndje mire kur pa videon makber, kur vrisnin Kadafin e zene rob, por tha "po te ishte e mundur ta vrsnin dy here"!!
 Ne mendje me sillen gjithe komentet e ngjashme qe kam pare keto vite ne dy vende te qyteteruara si Kanadaja e Amerika, te familjareve te viktimave. Kam pare edhe familjet e viktimave qe shkojne te veshur e te mbathur te jene te pranishem ne ekzekutimin e nje njeriu(vrasesit)dhe me vone tregojne me hollesi se si ai i pa ne sy e si ndjeu apo nuk ndjeu pendim! Mos flasim per vende te prapambetura si i yni, ku njerezit hakmerren per Kanun, per marrezira, si dhe per 5 mije dollare te mara borxh e te pakthyera.
Po a jane kafshet hakmarrese sikunder jemi ne dhe ne e kemi ndrydhur, si rrjedhoje e fese dhe e qyteterimit tone?
Mua me duket se kafshet reagojne dhe nuk hakmerren.
Ka qener qe e kujtojne per keq dike qe i ka rrahur dhe lehin kunder tij, por kjo ka te beje me shue me nuhatjen e tyre dhe eren e agresorit, se sa me kujtesen hakmarrese.
Ndersa ne, njerezit hakmerremi ose "tak fak", ose edhe pas shume kohesh, ose ka prej nesh qe e rruajne ndienjen e hakmarrjes gjithe jeten e tyre. Bile shume shoqeri e kishin dhe e kane edhe disi "te institucionalizuar" ne Kodet e tyre morale.
Abuzohet shume me Biblen e sidomos me Testamentin e Vjeter, kur vjen puna per te mbrojtur "hakmarrjen" ose denimet ndeshkuese qe nga "rrahja e femijeve" e deri ne ekzekutimin e krimineleve. Une e njoh fare pak, per te mos thene aspak Kuranin, qe te shpreh idene time nese edhe me te abuzohet ose jo. Ka me shume mundesi, qe Muhameti mos i kete meshuar ne Kuran Hakmarjes, por edhe te pakta duhet te kene qene ne te mesimet per te luftuar "kujtesen" e te keqes qe te kane bere, ose me mire mekanizmin negativ per t,ju pergjigjur te keqes me te keqe, os eme nje me te madhe. Myslimanet kudo ne bote hakmerren po njelloj si te krishteret apo cifutet.
(vijon)

No comments:

Post a Comment