PS. Poezia eshte ne gjendjen ne te cilen este shkruar nje dite vere dhe jo e korrigjuar sic eshte botuar.
DJE
Dje…..
Nuk I njoha me te gjithe,
Vec luleve dhe barit qe lehte ul koken me tej.
Te gjithe vraponin,
Te gjithe vraponin,
Iknin si te cmendur,
Ne te tjera drejtime.
Ngjiteshin,
Zbrisnin,
Kapercenin,
Perplaseshin,
Kahjen ndronin,
Mes lakmise dhe hutimit,
Me duar dhe gjuhe nderur,
Dalldisur prej te nxehtit qe leshonin miriada diej.
Mbreme…..
I ftohte ishte trupi I vajzes qe dua.
Te ngrire qen’ floket,
Te rreshk’ta buz’t e saj.
I akullt ish’ shtrati,
E vdekur biseda,
Pa ngjyre puthja,
Te belbeta fjalet,
Dhe tingujt tmerroheshin kur binin mbi mua.
Sot…..
Serish nuk dalloj dot te njohurit,
Ndonese afer kalojn’,bile gati I prek….
Disa ballengritur,fitimtare ngjasojne,
Te tjeret kokulur,
Te zbehte,
Te mundur,
Keqdashes,
Mendojne vec zgafellat e ferrit qe djeg,
Vec hakmarrjen,
dhunen,
permbysjen,
Urojne.
I tille me duket cdonje qe rruges pjek.
Dje-Nuk kish kohe per dashuri,
Dje-Njeri tjetrin harruam,
Dje-Asnje buzeqeshje kam hasur,
Dje-Vetem shifra shihja ne syte tuaj,
Dje-Lakmia cdo gje kishte pushtuar,
Dje…..Ishte dita e mallkuar,
Mund te beheshe I pasur.
No comments:
Post a Comment