Tuesday, 22 November 2011

Edhe nje tjeter parashikim i gabuar.

Para dy vjetesh, pikerisht ne fillimin e javes se fundit te Nentorit, duke mbartur ende emocionet e nje vdekjeje aksidentale, e cila turbulloi jo vetem familjet e te shkretes qe humbi jeten, por nje pjese te mire te qytetit tim te lindjes, shkrojta keto vargje e ja dergova kolegut e mikut tim. Qellova atje kur ndodhi aksidenti dhe perjetova nje stuate jonormale, me televizionet qe jepnin lajmin e aksidentit pa u njoftuar ende familjet, me familjaret e tmerruar qe nuk mernin vesh kush ishte i plagosur rende e kush kishte shpetuar dhe njerez qe flisnin kot duke bere hipoteza dhe komente nga me te cuditshmet. Kishte ndodhur nje aksident i shmangshem, por kishte ndodhur me pasoje te rende edhe pse e ndjera kishte neglizhuar te vinte rripin, sic ndodh rendom ne Shqiperi.
Ditet pas aksidentit, parashikova, qe ish ortaku im do e kaperxente dhimbjen, nisur nga natyra e tij optimiste, gjendja e mire ekonomike dhe sherbimet e gjithfarellojshme qe do i ofroheshin.
Koha tregoi qe isha i gabuar. Largimi i parakohshem i se shoqes do ndryshonte jo per mire jeten e tij, e megjithese i mesuar te kalonte ore dhe dite larg shtepise, tani e ndjen dhe nuk po e shtyn dot lehte vetmine. Gjen me shume se sa duhet ngushellim ne gota dhe dihet qe kur kjo menyre jetese vazhdon per vite, nuk ka asgje te mire vec fillimit te fundit. Do Perendia dhe ndryshon!

TETOR I VDEKUR



Eshtë e vërtetë.
Jo si zgjim i tmerruar
Pas jermeve të majit.
Gjethet e hardhisë oborrin kanë shtruar,
Vajtojca pa pagesë fikthin luajn’ në dhomën e vajit.

Mbi gurë dhe gjelbërim të tharrë,
Ne të veshur si për martesë,
Nën një qiell të pagërvishtur,
Ndërsa ti zbret ngadalë në të panjohurën e marrë,
E heshtur,
            E zbehtë,
                        Fytyrën e bukur prishur.

Une ngutem të ik nga kjo tablo sureale
Me lotë,
            Orë plasteline,
                        Priftërinj mjekërkrehur,
Dhe tujën që rri mbi shtratin e fundit të atit tim
Si dhimbja e këtij tetori të vdekur.
Nuk përsërit me pyetjen pakuptim:
 -Përse?
Tek dëgjoj llomotitjet përballë.
Parkuar jemi në këtë dhe,
Para nisjes për rrugën e madhe.
Ku do na shpjerë vallë?

No comments:

Post a Comment