Sunday, 6 November 2011

A duhet me shkolla?

Po e filloj kete te ashtuquajtur veshtrim historik seprapthi, sepse ashtu e kam me te lehte.
Une, ti e te tjeret qe kane femije DUHET t'i shpien femijet ne shkolle. Ketu ku jetoj kam tre opsione baze- shkollen publike, katolike ose private. Ne katolikja nuk mund ta futesh para te mesmes, nese te pakten njeri nga prinderit nuk eshte katolik. Te tjerat nuk kane kufizim ideje, race, feje apo kulture. Vec kufizim parash. Ne Shqiperi eshte me e lehte, se ka vetem dy lloje:publike dhe private. Dmth me te dale nga kopeshti ose nga krahet e gjyshes te dhemshur, nje 6 vjecar duhet te shkoje ne shkolle, sikunder ka bere gjyshi im, babai, une dhe femijet e mij. Gjyshi ne nje shkolle fillore greke ne Voskopoje, babai ne nje fillore greke ne Stamboll, une ne nje shkolle shqipe"qe pershkohej nga filli i kuq i marksizem leninizmit dhe femijet e mij ne nje shkolle shqip, qe ishte nje corbe derri. E megjithate, e rendesishme eshte qe ka ndryshuar shume pak ne kalimin e informacionit dhe pervojes tek brezi tjeter, duke filluar nga femijeria e hershme. Femijet e vazhduan filloren ketu, ne shkolla publike, qe duken te bukuar, plot ngjyra e vizatime , po qe jane po aq corbe derri ne programe dhe ne trupe mesimore, sa publiket ne Shqiperi. Ndoshta, po qe se nuk martohen me katolike fanatike apo me cifute te pasur, femijet do i shpien po ne te njejtat shkolla fillore me korridore te gjera, klasa plot drite, mure plot vizatime dhe mesuese thuajse idiote.
Perse jam kaq i prere? Po le te bejme nje llogaritje te thjeshte. Nga 70% e vajzave qe studiojne ne kolegje e universitete, le te themi qe ato qe behen mesuese fillore jane ne mesin e ketij 70% nga niveli intelektual. I bie, qe ne shkallen nga 1- 10 te intelektit, me te mirat prej tyre te shkojne deri ne nota 6.5. 50% e tyre, sipas statistikave jane te divorcuara dhe po sipas te njejtave statistika te popullsise femerore te Kanadase, nje perqindje jo e paket e tyre nuk dine te krijojne raporte te mira me femijet e tyre. Dhe ketyre mediokreve(ne rastin me fatlum mediokre) femijet e mij do ju besojne cilimijte e tyre nga ora 8 e mengjesit e deri me 3 te pasdites. Pikerisht ne moshen kur fillon te formohet personaliteti. E njejta vlen per ciklin pas fillores dhe me vone edhe per te mesmen. Prindrit do meren me ta uikendeve(po qe se s'do kene plane me parete e tyre) dhe do i shpien ne stervitje apo ne studim pianoje apo saksofoni, pas ores 6 kur te jene kthyer te lodhur nga puna. Me e mundshmja eshte , qe po te kene patur edhe nje dite te veshtire ne pune, ne makine, gjate rruges kur shkojne per tek mesuesja e pianos apo ne arenen e hokejt, t'ju cfryjne dy tre here dhe kur t'i percjellin, t'ju heqin nje te puthur e t'ju thone "I love u Chris!".
C'mender femije mund te dale ky Chris?
(vijon)

No comments:

Post a Comment