Tuesday, 8 November 2011

Esse per emrin dhe rolin e tij ne jete.

Persiatjet jane rreth emrit qe mbaj. Atij ja dedikoj te gjitha sukseset ne jete, qe per te mos qene modest kane qene jo te pakta.Dikush mund te thote, qe kjo eshte thuajse absurde, se jo vetem qe ne jeten e njeriut ndikon me shume mbiemri, por sipas shprehjes se mirenjohur-eshte njeiru qe e ben emrin dhe jo e kunderta. Ja qe tek une eshte e kunderta. Mbiemri jo vetem qe ka ndikuar shume pak, sepse nuk fillonte as me B sic jane ne pergjithesi mbiemrat e famshem Bonapart, Bush, Berisha, Bergman, Bodler etj., po dhe nuk eshte shume i qarte nese eshte emer apo mbiemer. Keshtu qe emri, i menduar me pare, ose pas lindjes sime, ka patur ndikim te jashtezakonshem ne jeten time. Mund te them me plot goje, qe emri me ka bere mua. Nuk mund ta imagjinoj vehten me nje emer tjeter, si beri psh nje kolegu im, i cili kur mbushi 40 vjet e kuptoi qe ndjehej me shume Kris, se sa Koco, emer me te cilin njihej me pare. Une nuk do e ndroja emrin edhe po te me ofrohej posti i Kryeministrit te Kanadase, me kushtin qe te me therrisnin psh Norm Marachnik.
Dikush mund  te hidhet e te thote, qe OK(kjo me ben te ndjehem si ne Kanada kur e degjoj ne Korce),mire, qe nuk e ndron eshte puna tende, po e ben se e ke fiksim(nje tjeter shprehje e bukur-ma bere fiksim), je i ngurte, apo se sikunder pretendon, vetem ky emer te ka nxjerre ne drite dhe mund te te nxjerre prape kur te hysh ne tunel?
Nuk di kur kam kuptuar qe emrin e kisha Naumaq dhe jo Numi, sikunder me therrisnin ne shtepi. Duhet te kete qene kur kam filluar ne kopesht me dreke(ate kohe ndaheshin ne ME dhe PA, nga ku kuptohej nese kishe apo jo gjyshe ne shtepi)se ne cerdhe, s'besoj se ju duhej te na therrisnin me emer. Flinim gjithe kohen dhe kur na dilte gjumi i gjate, me siguri na jepnin nga nje misur te madh me qumesht e fare kerpi, e na vinin ne gjume perseri. Kjo, besoj, se spjegon faktin, qe jo vetem kujtoj shume pak nga ajo kohe, por edhe si te gjithe moshataret e mij, pata nje zhvillim te vonuar. Ne klasen e pare hyra kur isha shtate vjec e gjysem, thuajse ne nje moshe me Gomarin e Hallos. (Ju lutem mos me pyesni kush esht e gomari i hallos, se eshte histori e gjate, te ciles nuk i di as fillimin e as fundin). Pra, duhet te kete qene ne diten e pare te kopeshtit me dreke nr 13, kur edukatore Aristeja duhet te kete shqiptuar per here  te pare emrin tim te plote Naumaq. Nuk di se si kam reaguar dhe nese me pare, ne shtepi me kishin porositur te mos trembesha kur te degjoja te me drejtoheshin me ato 6 germa(tani i numurova dhe pashe qe e kam me 6). Pra edukatorja me thirri dhe per te gjithe "qyrramanet" e tjere, edhe une isha qyrramani Naumaq.  E kuptoj , qe ketu e kalova masen dhe do me hidhen ne fyt vajzat fejsbukse, qe gjejne eptietet me te mrekullueshme per fotot e femijet e miqve, por nuk duhet harruar qe para se te te nxjerrin ne resme, t'i fshijne hundet dhe tjetra, ne ishim femije nen diktature. Po le te mos ngaterrohemi me politike dhe te rikthehem ne percaktimin qe i bene 6 germat jetes sime. Ndjeja, qe duke qene i porsaardhur ne kopesht dhe me nje emer jo te sterperdorur, terhoqa vemendjen e qyrramankave te vogla, te cilat me shikonin te habitura ne pjesen e siperme te grykashkes se bardhe ku ishte qendisur Naumaq Mara. Vertet nuk dinin te lexonin, por arrinin te dallonin qe shenjat me fill mulineje  te kuqe, ishin te ndryshme nga Gjergji, Ilir apo Arben, te cilat gelonin gurkashkave te bardha te femijeve meshkuj ne kopeshtet ME dhe ne ato PA. dy prej tyre u bene me vone seminiologe. Po une, si buf qe kam qene gjithnje, rrinja me qyrravecet djem dhe duke pare inicialet e njeritj ne gurkashke mendova qe nje vije me nje vije teter duhet te ishte germa L se ai e kishte emrin Leonard...Asnjehere s'me kishte shkuar qe tre vija duhet te ishte N se si duket e shikoja ne pasqyre dhe ngaterrohesha. Keshtu filloi cuditja ime me gjerat e shkruara, te cilen, per te qene i sinqerte, nuk e kam si nje bashkemoshatar, i cili nuk le etikete pa lecitur. Po sikur humbem mes gurkashkave(s'kishte hyre modernja grykse-e cila ndonese e ngjashme me te paren kane rrenje te ndryshme...te shohim si do vendose kadiu per kete)dhe lame menjane emrin suksessjelles. Pra pasi me mesova se dy vija jane L dhe me tre vija mund te fillosh te shkruash emrin ja sellova edhe me harqet dhe te shohesh qe per nje vit mund te futja hundet ne cdo liber qe lexonin edukatoret kur flinim ne dhe te merja vesh rreth maredhenieve te tyre me burrat e botes. Qe ne ate kohe me ka mbetur ky zakon, qe nuk lidhet me kuriozitetin per maredheniet jashtemartesore, po me shume se si i shprehin me gjuhen e shenjave, ndienjat tradhetore grate. Nga emri (dhe ndoshta nga qe u kapa duke lexuar letrat e njeres nga Dukatoret)me transferuan me ngritje ne kopeshtin ME nr 10, ku ishin gjithe femijet e nomenklatures lokale dhe Motorka(Volter Tanuci)...Une sa te behesha shok me ata te nomenklatures u bera me Motorken. Nga ai me vone mesova te kaperxeja avllite dhe te transferoja ndonje prone armiqesore vetiake ne prone te perbashket. Ndoshta Motorka me ndryshoi emrin ne Nume, se i pershatej me mire jetes se bandave. S'besoj se ka patur ndonje avllikaperxyes me emrin Naumaq. emri i ri, jo vetem ishte me i thjeshte , por edhe disi i papercaktuar dhe me unik. Po mos me shihje, nuk dihej nese behej fjale per djale apo cupe, i ardhur nga familje e krishtere apo bektashiane. Meqenese rinim edhe afer ish-Lumit, emri i ri me vinte ne maredhenie te shkelqyera me ekstermistet e ish-fese tjeter(ndonese ne zbatim te porosive te sho Enver edhe ekstremistet nuk ndjeheshin)bile edhe me evgjitet e dashur te Kulles se Hirit, qe m etherrisnin O Lume, O Lume!Nga ajo kohe me mbeti si udherrefyes parrulla "Qingji i bute pi tre nena", te cilen e ndoqa gjithe jeten duke pire qumesht deri vone edhe nga PD-ja edhe nga PS-ja dhe nga ajo e Njeriut(kjo e fundit ka bere shume per ceshtjen e Romeve). Keshtu hyra ne shkolle dhe menjehere kuptova rendesine strategjike te emrit tim. ne regjister ishte ne vendin me te mire te mundshem: as ne fillim, as ne mes dhe as ne fund, po tamam ne vendin qe nuk e ze syri kurre-mes mesit dhe fundit. Kjo bente qe te me vinte rradha per tu ngritur vetem nje here ne tremujor dhe zakonisht kur ishin mesimet me te lehta. Tallesha me shoqet qe perserisnin me vehte parrullen supersticioze te mosngritjes ne derrase "Taqo Babuci, Taqo Babuci, Taqo Babuci...." se megjithese isha fishek,s'kishte mesues qe te gjente emrin tim te fshehur me M-ve te medha dhe O-ve trashaluqe, ne pjesen me te bunkerizuar te rregjistrit. Kjo deri sa mu rrit vetbesimi ne shkallen kur fillova te beja shamate, se s'kisha c'beja dhe e dija qe s'me ngrinin dot ne mesim.
(vijon)
Bere publike ne veren e nxehte te 2011 ne Fbook.

No comments:

Post a Comment