Saturday, 12 November 2011

Popull shkrimtar.

"Pas disa vjetesh, ne nuk do quhemi popull shqiptar, por popull shkrimtar". Kete thenie profetike ja theshte ne vitet '70 shkrimtari Mico Kallamata babait tim. Ishte fjala per shume letrare te rinj, qe ndonese lexonin e dinin pak, ishin ne gjendje te shkruanin e te botonin. Ne kete shekull jemi shume prane realizimit te "profecise".(Duhet te them qe Micua parashikoi edhe shume zhvillime politike te pas '90)
Disa jave me pare lexova qe ka vdekur "Balzaku shqiptar" dhe u bera kureshtar te mesoja. Kishte vdekur Sulejman Krasniqi, rreth te cilit nuk dija qe kishte botuar dhjetra romane, shkonte me gra te moshuara, apo nese hante dhe defrente gjithe dite dhe fillonte te shkruante pas mesit te nates. Megjithate, mosdija ime nuk ka perse te meret ne konsiderate. Ne nje bote te lire, cilido ka te drejte te shkruaje ate qe mendon ndaj cdo njeriu dhe fenomeni. Se sa do ju mbushe mendjen te tjereve eshte tjeter pune.
Dhjete dit eme pare, Ben Blushi boti romanin e trete te titulluar "Shqiperia" ndersa Rama nje liber te quajtur "Kurbani". Po ashtu shume zhurrme ka bere libri i Kadarese Elena, pjese te te cilit jane botuar ne shtyp dhe qe eshte me poshte nga cilesia se memuaret stermediokre te Nensi Regan. E megjithate, ne shtyp thurren lavde ndaj gjithe ketyre librave dhe lexuesi nuk arrin t endaje shapin nga sheqeri para se te shkoje e te bleje nje ose disa libra(dhe qe nuk jane edhe aq te lire tani ne Shqiperi).
Po a ka pergjegjesi Kritika Letrare dhe Media?
Kjo eshte pak delikate, se ka te beje me raportet e institucioneve ose te kompanive private e publike, te cilat meren me propagandimin ose me informimin e konsumatorit lexues per produktin LIBER. Ne rast se jo kushdo ne shtyp ngre ne qiell domatet e prodhuara nga Daj Ceni ne Priske te Tiranes, asnje nuk e ka problem te thurre lavde per libra e per shkrimtare. Pervoje pata edhe vete ne rastin e te vetmit liber qe botova. Beni i kerkoi nje mikut te tij te shkruante per librin tim dhe pasi nuk na i mbushi mendjen dy here per nivelin e lavdeve , te treten ai tha pak a shume qe sikur te kishte shkruar 30 vjet me pare ky vjershetor, edhe Demokracia ne Shqiperi do vinte para renies se Murit. (Nuk kishte percaktuar se cilit Mur.) Shkrimi u botua ne TEMA dhe menjehere te neserman pati nje rritje te shitjeve ne masen 100%. Ne dy muaj ishin shitur 3 cope dhe vetem ate dite u shiten edhe 3 te tjera. 6 ishte numuri ne iventarin e para dy javeve.
Po le t'i kthehem fenomenit te superprodhimit te shkrimeve dhe botimeve. Personalisht mendoj se s'ka asnje gje te keqe qe te gjithe te shkruajne nje liber.(Francezet kane 100 vjet qe e bejne.) Edhe botimi nuk sjell te keqe se ve ne pune njerez. Po nese per akulloret me sarmonele te mbron nje drejtori e Ministrise te Shendetsise ose edhe Shoqata e mbrojtjes te konsumatorit, kushe mbron ose me mire e orienton lexuesin mos haje literature qe shkakton diare e te vjella?
Ne nje lajm te te gjitha mediave para disa muajsh, ishte promovimi i librit te shkrimtarit dhe historianit Polikron Trebicka, mbi historine e Vakefeve. I shkreti Polikron me duket se ka vdekur, por na la te gjalle vepren. Shpresoj te jete ne nje nivel ose me e mire se Epopeja e Tashove nga Suli, veper ne dy vellime e shkrimtarit dhe "histerianit" Anesti Tasho. I persekutuar nga regjimi, Polikroni prej Trebicke, ne vend te zhvillonte aftesite e tij letrare dhe studimore, detyronte veten te punonte ne nje Zyre te Ministrise se Brendshme. Vetem me ardhjen e Demokracise dhe sidomos pas suksesit ne ndertime te djalit te tij Ilir Trebicka, vepra e shkrimtarit mori vleresimin qe meritonte. Histori te ngjashme me te  ka shkrimtari korcar Papu(te me ndjeni qe nuk ja di emrin), i cili po shkruan Historine e Zapeve, pune qe sponsorizohet nga djemte e tij Mihal dhe Vasil Kapurani si dhe nga LSI-ja.
Ku do te dalesh? mund te pyese nje ose disa miq skeptike ndaj atyre qe shkruaj.
Une s'dua te dal gjekundi se domaten e prishur e dalloj qe ne dy faqet e para, por per te cituar inspektorin Bukisti te Sajnfeld" Shqetesohem per ate kalamanin, i cili sa ka mesuar te lexoje dhe ne Biblioteken e qytetit, nuk i spjegojne se c'ndryshim ka libri i shkruar nga Naimi, me librin e shkruar nga Naumi.

No comments:

Post a Comment