Tuesday, 29 November 2011

29 nentor 1969

Prej atij viti, 29 nentori ka qene nje dite gjithnje e zymte dhe e trishtuar per mua. Sigurisht, qe shume here kam harruar se c'ndodhi kur isha 10 vjec, por shpesh e kam kujtuar. Sidomos 4-5 vjetet e pare.
Shkuam dy dite para ne Lushnje, bashke me mamane dhe motren e saj te madhe, per t'i kaluar festat me familjen e teta Dhorkes, e cila kishte rreth dy vjet qe vuante me kancer. Gjithnje shkoja me shume deshire tek ta, se ishin 4 femije me te rritur se une dhe te gjithe me donin, si donin edhe kusherinjte e tjere te pare. Kishim kaluar dy jave te gushtit bashke ne nje kabine ne Divjake dhe ndonese motra e mamase ishte e semure dhe rinte me shume shtrire, na qeshte gjithe kohen dhe donte te kenaqeshim te gjithe. ishte vetem 46 vjec.
Kurt rritem ne shtepine e tyre, morem vesh(ose me mire te rriturit moren vesh) se ajo ishte renduar. Une nuk hyra ne dhomen e ndenies ku rrinte teta Dhorke. Nuk me lane. Nga hyrjet e daljet e shumta te njerezve kuptova qe dicka nuk ishte mire. E megjithate, nje femije i vogel gjithnje shpreson. Nuk kisha para deri ate kohe te vdiste njeri i aferm. Dukej qe vdekja ju perkiste me shume te tjereve.
Te neseremen ne mengjes, me Ilirin dhe Pirron, dy me te vegjelit e femijeve, shkuam ne apartamentin r njr doktori, i cili rinte ne nje pallat ne nje hyrje tjeter. Doktor Nova e kishte te shoqen rumune dhe kishte edhe televizor. Atje pashe paraden e 25 vjetorit te clirimit ne Tirane. Ishte hera e pare qe shihja televizor. Kuadratet me ushtare dhe armet e medha apo tanket qe parakalonin, nuk kishte se si te benin te na kalonte trishtimi. Pirrua ishte 13 vjet ndersa Iliri 16.
Ne darke, te mbledhur te kater bashke me Pandin, ndenjem ne dhome depo. Kishte shume levizje dhe shume njerez qe vinin e shkonin, ndoshta edhe mjeke. Nuk di ne i kishte kerkuar femijet t'i shihte, apo ndoshta vetem Pandin qe ishte me i madhi, por ata e kishin kuptuar qe ishin oret e fundit te se jemes dhe filluan te qanin. Qame te gjithe gjate, pa ditur c'ti theshim njeri tjetrit deri sa nga ora 9 na shtruan perdhe te flinim. Na ngriten pas dy oresh. Tetua ime e dashur dhe e qeshur kishte mbaruar. Une nuk e pata pare dot per here te fundit.
Te nesermen nuk rreshti shiu. Shi vazhdoi edhe dite te nesermen gjate gjithe rruges, kur kthehesha ne Korce me Zuk-un qe sillte te afermit qe nuk qendruan per ditet e para te zise. Para pallatit priste e brengosur ime moter dhe Maqua, te vetmit nga te afermit qe nuk i kishin mare per te qene ne varrim.
Muajt e zise dhe probleme te tjera te pasvdekjes se saj, e bene me te rende akoma largimin.
largimin qe ndodhi me 29 nentor 1969, kur isha 10 vjec. Qe ate kohe, i ndoqa gjithnje pa gezim paradat ushtarake te 29 nentorit. Bile jo vetem ato, po cdo lloj parade ushtarake qe kam pare ne TV. E kujtdo qofte!

No comments:

Post a Comment