Thursday, 17 November 2011

Nen fishkellimat e ererave te nentorit.

VALLJA E VDEKJES

E shoh të qeshur;
Eshtë e saja ditë.
Dejet e shpirti gëzojnë
Nën të bukurën veshje të bardhë.
E prapë harron.
(Si mos harrojë?)
Me ne sëbashku në të vdekjes rradhë.

Ngazëllehem nga krrelat e verdha ar,
Në breg liqeni, një vogëlush i rrallë.
Syve të kaltër Gjithësinë mban.
Dhe ai me mua
Në të vdekjes rradhë.

Duar shtrënguar,
Zotërinj e bastardë,
Buzë të hapura
            Sy plot pikëllim,
S'dim' kush e heq vallen e marrë,
Në ditë të bukura e në thëllim,
Në këtë të frikshme të vdekjes rradhë.

Nuk dua të pi,
Për ta harruar
E gjithë frikë ta çoj larg,
Se pranë e kam heshtjen e bardhë.
Me ty dhe mua në të njëjtin varg,
Nën tingujt e "Je suis malade".


Shenim: Vargjet e para te kesaj poezie u shkruan disa jave me pare, kur isha nen tensionin e nje lajmi te keq te diagnostikimit me leucemi te nje njeriu te afert. U perfundua ne kete gjendje, keto dite dhe nuk ka asgje te vecante, vec asaj qe shkon ne mendje shpesh cdo qenie e arsyeshme qe jeton. Kenga qe permendet ne fund eshte nje kenge e dhimbshme dhe shume e bukur e Serzh Lama. Shpesh e degjoj nga Dalida, qe ka interpretimin me dramatik te kenges dhe here here ate te Lara Fabian, qe e ndjen kengen ne menyren e saj ala-Fabian.
E megjithate, jeta vazhdon dhe eshte e bukur dhe ndoshta nuk eshte ne kontradikte me Vdekjen, sikunder jemi mesuar ta shohim. Edhe Iliri eshte me mire keto dite dhe shume optimist.

No comments:

Post a Comment