Tuesday, 1 November 2011

100 pyetje rreth Enver Hoxhes.

Enveri jo vetem qe sundoi gjate ne Shqiperi, por ishte edhe nje figure shume komplekse dhe jo e klasifikueshme lehte. As Titua, Caushesku, Papadhopullos, Zhivkov apo ndonje diktator tjeter ballkanas, nuk eshte i ngjashem me te. Gjate kohes se tij pati nga politikat me te cuditshme dhe veprimet me paradoksale, te cilat i habisnin analistet e huaj qe kishin pak informacion per Shqiperine konserve. Po le te vazhdojme me pyetjet:

34. A ndikoi Kina ne ndalimin e fese?
35. Ishte thjesht mbeshtetja e Jugosllaveve per Xoxen qe e detyroi te mbeshtetej ne Stalini?
36. A mund te ishte patriot nje diktator i tipit te tij?
37. Kishte karakteristike veprimin ne befasi apo pritjen e gjate per kundershtarin?
38. Si sillej me femijet e tij?
39. Perse nuk pergatiti asnje prej tyre si politikan, per nje kalim te mundshem te pushtetit?
40. Ishte vrasja e Bahri Omarit e detyruar dhe e dhimshme apo me nje gur vriste dy zogj?
41. A i kishte ofruar Hrushovi mbeshtetje per te ndenjur ne krye, nese ndryshonte kursin?
42. Cfare ju ofrua Titos me 1960 per te ndermjetesuar me Perendimin?
43. Kush i shkruante librat e tij?
44. Ne sa atentate kishte shpetuar dhe sa nuk ishin te vertete?
45. C'priste ne kembim te daljes nga Traktati i Varshaves?
46. Perse u vu bomba ne ambasaden sovietike?
47. Nuk kishte dijeni se cdo ndodhte ne Konferencen e Tiranes, apo e la te provonte besniket?
48. Perse gjendja shendetsore ju keqesua shpejt? Nuk respektonte keshillat e mjekeve?
49. Me cilet personalitete te huaja ruajti deri ne fund maredhenie miqesore?
50. Sa e vuante mosplotesimin e nje shkollimi te mire?
51. C'kishte te preferuar ne kohen e lire?
52. C'fare fsheh kur tregon per maredheniet me Milladinin?
53. A u kopiua cdo gje gjate luftes dhe menjehere pas saj nga Jugosllavet apo ne gjithe lemshin e ngjarjeve ka dicka teper shqiptare?
54. I trembej Bashkimit me Kosoven?
55. C'lloj maredhenie kishte me Nolin?
56. Ishte i sigurt, se Mbreteria nuk do kishte kurre te ardhme ne Shqiperi?
57. Cilat jane levizjet e tij "me brilante" per te mbetur ne krye?
58. A dinte gjithshka Nexhmija rreth atyre qe bluante ne koke?
59. Perse nuk shkoi kurre ne Kine?
60. Kishte mundesi qe permiresimi i maredhenieve te kinezeve me amerikanet te sillte mundesine e ndonje ndryshimi apo ishte teper vone?
61. Sa thelle donte te shkonte me shtetezim?
62. Ishte ideja e shndrimit te cdo prone ne shteterore vetem e tij apo e sugjeruar nga ekonomiste vendas?
63. Sa e degjonte Mehmet Shehun?
64. Perse ishte thuajse i vetmi ne udheheqje qe nuk dilte per gjah?
65. Inkurajonte veprimtarite agjenturore kunder fqinjve apo kujdesej vetem per mbrojtjen e postit te tij?
66. C'lloj veprimi ishte zbutkja e maredhenieve me greket kur ishin Koloneket ne fuqi?
(vijon)

No comments:

Post a Comment