Tuesday, 19 May 2026

Refren - Dudumi i PD-së


Partia Demokratike, e vetëquajtur partia më e madhe opozitare( unë nuk di se ]’lloj opozite efikase ka bërë kjo parti gjatë sundimit Rama) do mbajë këtë javë një Referendum për zgjedhjen e Kryetarit të Partisë. Për lehtësi unë po e ndaj fjalën referendum në dy fjalë të shqipes, Refren dhe Dudum, në mënyrë që të mundem t’ja u shpjegoj më qartë lexuesve të blog-ut se ]’po ndodh në të vërtetë brenda Partisë Demokratike.

Refren – sikundër dihet nga të gjithë, është një strofë e rëndësishme e tekstit të një kënge, që përsëritet dhe përbën edhe kulmin ideo-muzikor të saj.

Por në të gjitha gjuhët europiane, refreni përdoret edhe për një frazë që përsëritet, si dhe temë që përsëritet në shumë raste. Pra refreni merr një kuptim shumë të gjërë dhe përdoret në shumë fusha të jetës së përditshme.

Dhe për mendimin tim, në këto 35 vjet, tek PD-ja ka një refren të vetëm. “Sali Berisha është lideri historik, histerik dhe i pazëvendësueshëm i Partisë Demokratike!”

Ky refren i shoqëruar edhe me shumë parrulla të tjera si “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do!” dhe ndoshta edhe të tjera folklorizma krahinore në plot zona të Shqipërisë vazhdon në kor dhe i palëkundur në një kohë tepër të gjatë. Ky refren ka qënë në gojën e “qëndrestarëve” pas katrahurës së vitit 1997, ka qënë në gojën e anëtarëve të PD-së kur Berisha vrau më 21 janar 4 vetë dhe vazhdoi edhe në kohën e foltoreve, ku për ]udinë e të gjithëve Lideri Histerik konfirmoi se nuk e heq dot njeri nga kreu i PD-së.

Dudum - Me siguri e ardhur nga turqishtja, fjala ka zënë vend në fjalorin shqip dhe ende përdoret ve]anërisht në dialektin toskërisht. Sinonimi e më i mirë në shqip është “leshko”. Dhe leshkoja në këtë rast nuk është Sali Berisha, madje as Flamur Noka.

Dudumë janë të gjithë anëtarët e Partisë Demokratike prej vitit 1997. Këtu dua të përjashtoj “legenat” që kishin përfituar nga Berisha kur ishte President dhe që mund të shantazhoheshin prej tij. Të gjithë të tjerët, antikomunistë apo jo, të persekutuar apo jo, të djathtë apo jo, që kanë vazhduar të rrinë në Partinë Demokratike dhe të thërrasin pro Berishës duke shpresuar se ai mund t’i kthente në qeverisje janë Dudumë.

Nuk ka asnjë dyshim se të shtunë një numur rekord “dudumësh” dhe “legenash” do shkojnë të këndojnë refrenin e njohur dhe të votojnë për Saliun. “Legenat” ndoshta e dinë, por leshkot nuk ka se si ta dinë, që po atë ditë votojnë edhe për Edi Ramën.

Partia Demokratike mund t’i sjellë vetëm një shërbim Shqipërisë dhe ky është shpërbërja e saj nga poshtë. Eshtë e vetmja mënyrë, që njerëzit që nuk e durojnë dot Ramën, të angazhohen politkisht dhe të krijojnë formacione të reja të qendrës ose të së djathtës. Ose edhe një Lëvizje të madhe anti-Rama pa një ideologji të caktuar. Kapja e opozitarëve të dëshpëruar pas një PD-je që nuk është as e djathtë dhe as demokratike tregon që janë leshko dhe shkuar leshkove.

Mendohuni edhe një herë para të shtunës të dashur “Dudumë“ se kini ende mundësi të bojkotoni këtë Refren-Dudum!


No comments:

Post a Comment