Wednesday, 20 May 2026

Ti frigesh XXV

Ti frigesh ndërsa shkallët ngjit

Dhe të trokasësh në derën time frigesh.

Do doje natë të ishte përreth

Sa më pak drit,

Mendimi se të shohin të bën të ligesh.

Përse nuk e i hip gjogut të dashurisë

Dhe të kalërosh krenare,

Se robe e ndjenjës tënde je

Dhe jo e tjetërkujt,

Dhe aq më pak e vështrimeve tinzare.

Vrapo shkallëve të ngritjes shpirtërore

Dhe në derën e ëndërrave trokit.

Tinzarët atje do jenë dhe pas një ore,

Edhe të nesërmen,

Madje çdo dit’.

Ti buzët mbështeti mbi çka të jep frymë

Dhe lehtas jepu një universi të ri

T’i frigesh vetes

Dhe aq më shumë të tjerëve

E mençur s’është,

Eshtë thjesht marri!


No comments:

Post a Comment