Friday, 9 June 2017

Tingëllimë e seksit

Eja këtu tek unë, e ëndrrave putanë!
Më pështill trupin me të tuat hire,
Bëj të dëgjohemi në dhomën matanë
Të të puth si ëngjëll dhe jo si lavire.

Nuk më duhet nëse për orgazmën shtiresh,
Nëse trupi nga shumë prekje është flashkur,
Në lojën e bukur ku çdo ditë stërvitesh,
Di të gjallosh edhe dëshirën e mpakur.

Afroju të dy vdekjen të lemerisim
Unë me epsh e ti me kartmonedha
S’ka të drejtë rrugë, që nuk përshkon dredha

Në kapërthimin trupor tabutë të grisim,
Pre të dëshirave të fshehta dhe paanë;

Eja këtu tek unë, e ëndrrave putanë!

No comments:

Post a Comment