Rama, shkruante për ndjekësit e tij, se Muzeu Mesjetar i Korçës
ishte nominuar në konkurimin e ArchDaily, si kandidat për të fituar çmimin “Ndërtesa
e vitit 2017”. Nuk bëhet fjalë për një dizinformim nga vartësit e tij, por për
një shtrembërim të së vërtetës nga kryeministri i vendit , për të reklamuar një
vepër të Rilindjes Urbane dhe më shumë akoma, për të justifikuar “ushqimin” me
një numur rekord projektesh të një firme gjermane (Bolles +Willson), që jo vetëm
nuk është mbi mesataren në vendin e saj, por sidomos me projektet e realizuara
në Shqipëri, ka treguar se është nën nivelin mesatar të studiove shqiptare.
Sjellja e arkitektëve dhe urbanistëve të huaj, lidhet me emrin e Edi Ramës, kur
ishte kryetar bashkie. Nuk është ide e keqe, për disa arsye:
E para, se sjell eksperiencën shumëvjeçare të studiove të
perëndimit, një eksperiencë, që nuk kishte sit a kishin studiot tona, për shkak
të izolimit të Shqipërisë.
E dyta, se për vetë natyrën e ekonomisë së tregut dhe të
globalizmit, nga konkurimi i ideve të ndryshme arkitekturore dhe urbanistike,
mund të përfitohet gjithnjë zgjidhja më e mirë për qytetet tona.
E treta, filozofia arkitekturore e të huajve ndryshon nga
ajo, që është mësuar gjatë 50 viteve të fundit në Shkollën Shqiptare të
Arkitekturës, për vetë faktin se bazat e saj u ngritën duke u mbështetur në
shkollat e Europës Lindore.
Por si çdo dukuri pozitive edhe kjo ka “a priori” të metat e
saj, që lidhen me vështirësinë për të tërhequr studio shumë të njohura, sepse
vetë investimet në Shqipëri janë relativisht të vogla dhe gjithashtu tregu i ndërtimeve
nuk është gjigand. Bashkë me të ekziston edhe rreziku i cilësisë të projekteve.
Kush ka punuar në studio të europiane apo të
Amerikës së Veriut e di se jo të gjitha projektet trajtohen me të njëjtin
seriozitet. Projektet e vendeve në zhvillim, për vetë faktin se kanë një
oponencë profesionale dhe ligjore më të dobët, punohen disi “shkel e shko”.
Ka edhe një të metë të madhe ekonomike, sepse lejon , që paratë,
që shpenzohen në projektim të shkojnë jashtë ekonomisë sonë.
Por të gjitha anët pozitive dhe negative do balancoheshin nëse
do kishte një veprimtari normale të tregut në projektim.
E vërteta është ndryshe. Rama vazhdimisht ka favorizuar të
huajt dh e veçanërisht gjatë periudhës të të ashtuquajturës “Rilindje Urbane”.
Arkitektët e huaj të preferuar të kryeministrit marrin jo vetëm projektet e mëdha
publike, por edhe investitorët privatë “detyrohen” të bëjnë projektet në këta
arkitektë.
Shembulli më tipik është arkitekti australian Pitër Uillsën,
bashkëpronari i firmës gjermane “Bolles + Willson”, i cili ka pasur
“kartabianka” për të projektuar në Tiranë dhe Korçë.
Ka diçla tepër të dyshimtë në lidhjet e firmës me
kryeministrin, pasi pavarësisht nga projektet e saj mesatare mç botë, i janë dhënë
pa konkurs vepra që nisin me plane rregulluese dhe vazhdojnë me muzeume,
rikonstroksione teatrosh, parqe lorjash për fëmijë, biblioteka, stadiume, ndërtesa
qeveritare, zona rekreative etj. etj. Mbi të gjitha, në Tiranë dhe në Korçë,
investitorëve privatë ju kërkohet të bëjnë projektet në këtë firmë, siç është
rasti i shtesës 35 katëshe të hotel Tiranës dhe disa banesave shumëkatëshe në
Qendër të Korçës.
Rrallë gjen në Europë, studio projektimi, që mund të sigurojë
projekte të një larmie të tillë. Në përgjithësi edhe ato më të shquarat kanë një
sektor të caktuar të projektimeve.
Duke marrë në konsideratë edhe dështimin e disa projekteve të
saj, diskutimet që kanë shoqëruar disa projektet të tjera dhe reklamën, që i ka
bërë vetë kryeministri bashkë me disa anëtarë të qeverisë, projektuesit Pitër
Uillsën. të le të dyshosh, se ka një mekanizëm të dyshimtë “korrupsioni” pas
tij. Nuk është e pamundur, që nëpërmjet arkitektit dhe shumave të majme , që ai
merr (shumë më të larta se sa tregu i projektimeve në Shqipëri), të kalohen një
pjesë e parave publike në xhepat e qeveritarëve pa zhurrmë dhe pa lënë gjurmë.
E njëjta skemë mund të përdoret edhe për ndërtimet private. Në të kundërt nuk
ka se si të spjegohet “orientim-detyrimi” nga qeveritarët, që projektet të bëhen
nga Pitër Uillsën. Një veprim i ngjashëm dënohet ashpër nga ligji në vendet me
demokraci të zhvilluar.
“Rilindja Urbane” ka shumë cene nga logjika ekonomike mbi të
cilën është bazuar dhe deri në mënyrën se si është zbatuar në qytete të
ndryshme të Shqipërisë.
Përdorimi në shumicën e projekteve, i vetëm të dy-tre
studiove të huaja është njëri nga aspektet e saj negative.
E keqja është se për korrigjimin e “projekteve të papërgjegjshme”
do duhet shumë kohë dhe fonde të konsiderueshme për qeveritë e së ardhmes.
Kot nuk thone qe gjuha vete ku dhemb dhembi..po kush do ta zhvillonte Korcen o byrazer,Lekoja apo Kliti?
ReplyDeletePer keto muhabete e cau gojen vesh me vesh Saliu dhe zockat e tij me padira e denoncime dhe ja ku jemi.
Ti je papagalli I fundit qe e perserit kete kenge.
Sa te dhembi syte kur Korca zhvillonte...
Mos sheh gje edhe endra me hajdute..
Te te spjegoj dy gjera te vogla, meqe nuk me je dukur budalla.
DeleteKjo "meseleja" me arkitekte te huaj nuk eshte shpikur as ne Korce dhe as per Korcen. Ka nisur ne vitin 2000 ne Tirane dhe vazhdon atje sepse investimet jane 70-80 here me te medha se ne Korce. Behet edhe ne Durres dhe Vlore. Nga keta te huajt Rames nuk i del llafi per ato qe merr. Ndaj nuk ka te beje as me Lekon dhe as me Klitin dhe as me shume arkitekte shqiptare te zote ne Shqiperi. (Te siguroj dhe qe nese Saliu do e kishte zene ne goje kete australianin, une nuk do e permendja kurre.)
Po edhe ti mos u bej budalla me zor,se nuk je budalla por pasioni dhe mllefi te komandojne edhe llogjiken racionale.
ReplyDeletePo pse o kjo "nuk I nxjerrin llaf te huajt" eshte kulmi I llogjikes tende??
Me kete do qeshte cdo njeri me intelligence racionale.
Mos u perpiq te besh parallelizma me Saliun.
Ti ne femijeri ne familje ke patur libra, ke degjuar njerez te kulturuar dhe ke shkuar ne teater.
Saliu ne kullen e erret ka degjuar histori me vrasje dhe pabesi dhe ka farketuar egon e nje karakteropati.
Me thuaj ti ,me ke ngjan ti, me Edin apo Saliun?
Restart your thinking system...
Nuk e di se c'moshe ke te te them nese kujton, qe para se t'i therrnin shqerrkat dhe keckat i frynin nga nockat.
ReplyDeleteKa nje sistem te krijuar nga Rama ne Tr, qe parate e rryshfetit per ndertime kanalizoheshin nepermjet studiove te projektimit. Kane qene dy me te njohura ne vitet e para te ketij mijevjecari. Ajo e Alban Efthimit dhe e Shkrelit. Me studiot e huaja kjo behet me me pak zhurrme, me tarifa me te larta dhe me transferim parash jashte. Me siguri qe e kane bere edhe i biri i Saliut me te bijen, edhe Basha bashke. Edhe ata te mesuarit me pabesi dhe ata me libra, kur jane hajdute mbeten hajdute.
Shkrim I ri,muhabete te vjetra. Keto akuza nuk I provoi dot edhe Saliu qe kishte ne dore "edhe gurin edhe arren",dhe per nje aresye te thjesht.
ReplyDeleteKeto nuk jane te verteta
E ke humbur sensin e vleresimit te njerezve.
Shtype butonin RESTART...mos ki frike,mos u ndryshk me mllef dhe cinizem