Wednesday, 7 June 2017

Një “bajgë“ tjetër! Këtë herë e bardhë.


Duket, që asgjë nuk e ndal më Pit Uillsën, për të “lënë gjurmë“ në Korçë.
Këtë rradhë, bashkë me “lapangjozët”, që i përulen Ramës, nuk po lenë të qetë as shpirtin e Aleksandras dhe Tashko Ilos, dy korçarëve fisnikë, që i lanë qytetit shtëpinë e tyre të stilit rumuno-bizantin, që është kthyer në një nga simbolet e “fisnikërisë dhe harmonisë“ të qytetit.
Kam shkruar rreth Aleksandrës, se vetëm atë pata fatin të njoh. Grua e rrallë, që nuk mendoi kurrë ta shiste shtëpinë, ose t’ja u linte trashëgim të afërmve. Ja kishte dhuruar Korçës, sikundër i kishin dhuruar me t[ shoqin edhe punën dhe kursimet e tyre. Sigurisht, që mendonte se do i shërbente qytetit.
Vërtet i shërben. Cdo korçari, që kalon atje të paktën një herë në ditë, ai “monument arkitekture”, i ndryshëm nga arkitektura e Korçës, i sjell pranë edhe një pjesë të Ballkanit dhe të Europës Qëndrore. E bën të ndjehet më europian.
Mund të ishte kthyer në Muze të Kulturës korçare, të Europianizmit të saj, Emigracionit a kushedi se çfarë. Mund të kthehej edhe në një shkollë artistike pikture, muzike a baleti. Fantazia e të rinjve të kulturuar të Korçës mund t’I jepte çdo lloj funksioni, kuptohet duke e ruajtur sikundër është projektuar, me përshtatje të brendshme.
Cuditërisht (megjithëse asgjë nuk të habit më me “bandën” e Bashkisë), në oborrin e shtëpisë të Aleksandras kanë vendosur të nfërtojnë Muzeun e Gjon Milit, me fonde të akorduara nga TAP!
Dora projektuese, përsëri “dora e zezë“ e Pit Uillsën!
Printojeni këtë fotomontazh të bërë nga studioja projektuese. Ja tregoni njerëzve më të thjeshtë të qytetit nga Kulla e Hirit e deri në Barç.
Printojeni në bluza T dhe ja u vishni të pastrehëve të vërtiten rrugëve të Korçës!
Në rast se do gjendet një njeri i vetëm (veç larove të Bashkisë), që ta pëlqejë, ndërtojeni me kontribut vullnetar!

Ndoshta do jetë e fundit ‘bajgë“!

1 comment:

  1. E di si do ishte me e mira per ty o byrazer..
    Ta ballsamosnin edhe teta Aleksandr en,ndjeshem paste se qe vertet grua e mire,dhe ta linin aty tek dhoma e gjumit me mobilje bambuje ngjyer pana dhe motive baroque ala Luigji XIV qe ta shikonte dynjaja...si Lenini.
    Edhe une e rikonstruktova shpine e gjyshit e te babait "sic me deshi bytha" dhe e bera funksionale dhe spacioze dhe lashe vetem celesin e madh" Goliath" te portes se jashtme me lloze dhe gure pe shtufi..
    KILL YOUR IDOLS...kete e Thane Jezu Krishti kur hyri ne Jerusalem dhe Profeti Muhamet(alei-selakum) kur I shkateroi idhujt ne Qabe

    ReplyDelete