Friday, 2 June 2017

Pragzgjedhjesh 1928 - 2017


  90 vjet janë një jetë e tërë për një  njeri, qytet apo vend. Gjithashtu ka vende dhe qytete me stabilitet ekonomik dhe politik, ku 90 vjet sjellin fare pak ndryshime.
Ishte një lajm krejt i parëndësishëm në shtypin shqiptar, që më bëri të mendoj për zgjedhjet e 90 viteve më parë në Korçë.
Lajmi i djeshëm, ishte për mbështetjen që i jepte këngëtari korçar Gena, një kandidati për deputet, të cilit nuk ja kisha dëgjuar ndonjëherë emrin dhe që tani nuk e kujtoj.
U mundova të kujtoja emrat e korçarëve të shquar, që konkuronin, mbështesnin apo pyeteshin për kandidatët e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri në vitin 1928. Munda të sjell menjëherë në mendje një dyzinë syresh, që fillonin me Mihal Gramenon, Eshref Frashërin dhe vazhdonin me Sotir Pecin, Xhafer Ypin, Sali Butkën, profesor Kondën, Koço Kotën, Pandeli Evangjelin, Selim Mborjen, Kristo Floqin, Nuçi Naçin, Koço Gramenon e të tjerë.
Me sa ndjek tani shtypin shqiptar, emrat e korçarëve që lakohen më shpesh janë vëllezërit Prifti, Niko Peleshi, Eli Fara dhe Gena.
O kohë, o zakone!
E di se kë mbështet Peleshi dhe Gena, por ende nuk kam mësuar, nëse mbështesin ndonjë kandidat Eli Fara dhe vëllezërit Prifti. (Ndoshta tre këngëtarët nuk kanë ndonjë preferencë politike.)
Diçka shumë e rëndë ka ndodhur në mekanizmin e “seleksionimit të njerëzve” në Korçë.
Eshtë një shenjë jo e mirë për të tashmen dhe të ardhmen.
Emigracion në masë kishte dhe në ato vite. Popullsia ishte sa gjysma e popullsisë së sotme. Shkalla e arsimimit ku e ku më e ulët. E megjithatë…
“Korça – Qyteti ku dua të jetoj” ishte një slogan në një fushatë zgjedhjesh vendore.
“Korça – Qyteti ku dua të vdes” do jetë slogani im për të ardhmen.
Të paktën atje ku do prehem janë edhe të shumëshquarit, që përmenda në fillim të shkrimit.

(Sa për më të rinjtë Prifti, Peleshi, Fara dhe Gena, uroj të kenë sa më shumë ymër).

3 comments:

  1. Po thuaje dhe ti o byrazer preferencen tende se mbase te degjon njeri...sikur e ke per Blushin me duket.
    Kur iken "nga syte kembet", fillon pastaj flet edhe "badjava"
    Gena eshte shume me teper I sinqerte dhe zemergjere se ty...apo te duken te tere si Veri Cironka

    ReplyDelete
    Replies
    1. Po te mos jesh vjedhes, padyshim qe do votoja per ty. Nuk je budalla, je kembengules dhe adapt per votim te fshehte.
      Keto cilesi jane te mjaftueshme per nje deputet te denje.

      Delete
    2. Flm per vleresimin.Jo te gjithe ata qe te kritikojne jane vjedhes...dhe ti nuk je Jezui.
      Gena eshte kengetar I kendshem..ke qef ta degjosh

      Delete