Friday, 9 June 2017

Mu dhimbse mësuesja ime!


Në shtyp, tani si reklama dalin gjithfarë videosh amatore ose profesioniste. Duket, që video gjysëmprofesioniste, prodhon dhe shpërndan edhe kryeministri Rama. Ato kanë një logo ERTV, por nuk di nëse bëhet fjalë për një lloj tv të Edi Ramës apo është thjesht koincidencë inicialesh.
Meqënëse videoja që “popte” ishte për Korçën edhe pse nuk kam kureshtje të dëgjoj “dënglat” e Ramës, e hapa se shoqërohej me një titull, që Peleshi dhe Edi, quanin njëri tjetrin “çuni më i mirë i Shqipërisë‘!
Por nuk ishte kjo , që më ra në sy për keq edhe pse e di opinionin, që ka Peleshi për Ramën.
Ajo, që më tronditi ishin fjalët e mësueses sime kujdestare të gjimnazit.
Herën e fundit, që e kam takuar Nikoleta Konomin, duhet të ketë qënë rreth vitit 2006 në Korçë. U përqafuam të malluar dhe nuk folëm për të kaluarën, por vetëm për gjendjen e Shqipërisë dhe korrupsionin e lartë.
Kam ruajtur gjithë jetën një repsekt të thellë për të, se ishte grua me integritet, e drejtpërdrejtë, e zonja në punën e saj dhe , që njihte mirë psikologjinë e adoleshentëve. Ishte padyshim, mësuesja më me autoritet e shkollës. Ja kishim frikën, sepse të imponohej me seriozitetin e saj dhe nuk përdorte kurrë notën për të të frikësuar.
Ajo çka më tronditi në bisedën me Ramën, gjatë një dreke të shtruar nga PS-ja në Pazarin e restaurar me mësuese në pension ishte, që Nikoleta, pa ju dredhur syri, i tha Ramës, “që  vetëm ti mund ta bësh Shqipërinë!”
Më erdhi turp!
Tek mësuesja ime kujdestare nuk kishte shënja të moshës. Ruante të njëjtin vitalitet dhe qartësi në shprehje. Por pas një përvoje 70 vjeçare në jetë, vërtet Nikoleta Konomi mendon se një njeri i vetëm, Edi Rama, mund ta bëjë Shqipërinë?
Sa më shumë rrahemi nga valët e jetës, aq më shumë kuptojmë se një njeri edhe gjenial, nuk mund ta bëjë një vend. Po kthehet përsëri ideja e shokut Enver?
E di, që mësuesja ime ka djalin në listat e deputetëve dhe nuk është e jashtëzakonshme të dalë edhe të bëjë fushatë për djalin e saj. Ndodh në botën e përparuar dhe sidomos në Amerikë. Ndoshta edhe beson, se fajin për problemet e Shqipërisë i kanë patur parardhësit e Ramës.
Po si do e bëjë Shqipërinë Rama?
Nuk ka dëgjuar mësuesja ime, që këtë 4 vite, kanabisi po rritet çukave dhe gërxheve në gjithë vendin?
Nuk shikon se këta “hajdutë“, ditën zihen e natën puthen me njëri tjetrin?
Shpesh kam menduar se problemi kryesor i Shqiprisë është vetëm një:

Po prishen njerëzit e mirë!

2 comments:

  1. Haha sa e forte kjo...
    Ti kerkon te ndryshosh edhe bindjet e njerezve ne emer te...marrezise dhe mllefit tend.
    Ti a i ndryshon dot bindjet e tua?
    You really need a shrink..

    ReplyDelete
  2. Shrink=Psikolog(Psikoanalist)

    ReplyDelete