4 vjet të panisura nën drejtimin e një egomaniaku, që me
arrogancën dhe amatorizmin e tij nuk dihet se drejt çfar[ orientimi do e mbajë
vendin. Thotë, që e shpie drejt Europës së Bashkuar, por edhe ai vetë nuk e
beson. Ndoshta drejt një “toke të premtuar”, që për të është Ramaland.
Por nuk është e keqja vetëm tek ky kapiten, që vendos për
navigatorë dhe nostromë njerëz, që nuk i kundërshtojnë, për çdo lloj kursi, që
do urdhërojë.
Në postin e Presidentit ndodhet njeriu sinonim i korrupsionit,
që u kap “me bllok në dorë“ duke abuzuar me shifra të mëdha dhe nuk u dënua. Mbi
të gjitha është një i korruptuar, që nuk e njeh frikën dhe për të mos hyrë në
burg, mund të heqë maskën e “bektashiut të mirë“ dhe të fusë vendin në luftë.
Në rolin “e kryeopozitarit” nuk duket kush, i papërlyer dhe
karizmatik. Ikën apo nuk ikën Basha ka pak rëndësi. Në partinë më të madhe
opozitare nuk ka figura, që mund të ngjallin besim as tek “antikomunistët” dhe
jo më tek njerzit pa parti.
Përpjekjet për parti të reja dështuan dhe të rinjtë janë pak
të interesuar për lëvizje të fuqishme politike.
Shenjat e alarmit janë dhënë dy vitet e fundit.
Shumica dëshëron të largohet nga vendi.
Popullsia po plaket.
Numuri i vetvrasjeve në rritje të frikshme.
Të gjitha dëshmojnë për një krizë të madhe të besimit, pa të
cilin gjendja e vendit nuk shëndoshet dot.
A i ka shoqëria shqiptare “antitrupëzat” për të luftuar edhe
4 vite të tjera lëngate?
Le ta mbajmë këtë shpresë gjallë!
No comments:
Post a Comment