Nuk është faji im, nëse nga veshja me pizhame gjatë fushatës,
Ed Rama më bën të mendoj se sa ka dalë nga nën jorgani. Ka një prirje të tij të
tregojë, se çdo gjë e ka të lehtë, edhe qeverisjen, edhe fushatën elektorale,
edhe manipulimin e mediave, edhe “futjen në thes” të kundërshtarëve, edhe bërjen
për vete të grave të moshuara.
Por nëse për Edin, të bërit politikë është një gjë fare
“tabako”, votimet, për shumicën dërmuese të popullsisë janë një gjë tejet
serioze. Po kështu për shumicën e popullsisë të
çdo vendi demokratik. Ndaj edhe në botë,
politikanët edhe nëse ju duket e lehtë, e marrin seriozisht fushatën, vishen në
mënyrë serioze, flasin me seriozitet dhe i lenë “batutat e kripura” për dreka e
darka mes miqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Por ka edhe diçka tjetër, që më bën të lidh Edin me
jorganin. Nën një jorgan(elektoral) ka futr edhe ministrant e sukseshëm, edhe të
korruptuarit, edhe bibat edhe patokët, edhe të panxënët edhe profesorët, mjaft
të mos ja bëjnë fjalën dy.
Por më tepër “kompleksi i jorganit” lidhet me të me kohn,
kur për shkak të vështirësiveë ekonomike
nën Diktaturë, jorganët ishin të masave standart dhe Edit, si shumë i gjatë i
mbeteshin këmbët gjithnjë jashtë jorganit. I mësuar në adoleshencë dhe në rininë
e hershme, që edhe po t’i shtrinte këmbët më shumë nuk e gjente gjë,
kryeministri i jonë e zbatoi të kundërtën e parimit të njohur ekonomik në
shpenzimet publike. Në katër vitet e tij, paratë u hodhën për lyerje, objekte
pa funksione, palma ,
vijëzime, hedhje objektesh në erë, veliera betoni, kulla për të parë armikun
dhe plot idera të tjera shterpo-artistike. “Këmbët” u shtrinë ku e ku më gjat;
se sa mbulon jorgani- buxhet i shtetit dhe për këtë, sa më shumë afronin
zgjedhjet, afatet e përurimit, u morën të tjera borxhe mbi borxhe.
Shqipëria, tani është me një “jorgan”, që i ngjan më shumë
sutjenave, por nën hijen e palmave ama!
Në sajë të Ed Jorganit.
Tani ske me care te marresh dhe po merresh me veshjen e Rames..
ReplyDeleteShikoji punen dhe mos I shiko gunen...se keta me kostume me nder nje mut bene