Shprehja kishte të bënte me disiplinimin e shpenzimeve “për
tu dukur” me shpenzimet e rëndësishme të jetesës dhe sidomos me paraqitjen e
hijshme të interierit të banesave korçare. Jo më kot, në pajët e nuseve korçare
nuk ju kushtohej rëndësi “bizhuterive apo stolive të tjera”, por qilimave,
kuvertave, mbulesave të shtretërve etj.etj.
E dyta, ka të bëjë me aplikimin e parimit të “Rilindjes
Urbane”, “që të bëjmë sa më shumë për qendrat e qyteteve”, që të duken të
bukura, të rinovuara dhe tërheqëse për turistët.
Edhe në fushatën që po bën Peleshi, edhe pse kam kapur pak
grimca të saj, theksohen dhe ritheksohen rikonstruksioni i Teatrit, rikonstruksioni
i Bashkisë, një park “fantastik olimpik”, “biblioteka europiane, që po ngrihet”
dhe të tjera të ngjashme, që përbëjnë një devijim nga “filozofia tradicionale
korçare”, për të konsoliduar fillimisht ekonominë “e familjes” dhe në fund t’i kushtohet vëmendja luksit dhe shpenzimeve “për tu dukur”.
Sigurisht, që investimet publike në qytet, restaurimi i
Pazarit, tërheqin turistë, si dhe krijojnë një gjendje më optimiste për qytetarët
(nuk di se sa është përqindja e korçarëve, që duan të ikin nga Shqipëria, se në
rang republike është 56%), që mund të sjellë rritje në investimet e vogla. Por,
a kthehen këto shpenzime “kozmetike”, në shtytësa të ekonomisë të qytetit?
Mos është “të lyerit e të ngjyerit” e qyteve një aplikim i
filozofisë së Ramës, që i shërben më shumë “shitjes të produktit elektoral” se
sa vetë jetës së njerëzve?
Dua të theksoj, që nuk di se ç’ka është më e rëndësishmja në
administrimin e qytetit. Trashë trashë, do thoja, tërheqja e investitorëve, qëë
do hapin vende pune, duke ju krijuar lehtësira në taksat dhe shpejtësi në
realizimin e projekteve.
Nuk di edhe se sa e ka bërë dot administrate e Filos këtë
dhe se sa e ndihmon legjislacioni shqiptar për ta bërë.
Pas saj vjen mirëmbajtja e qytetit dhe krijimi i një mjedisi
sa më të mirë.
Investimet publike për sektorët, që dalin me humbje(kultura,
sporti) vijnë pas krijimit të një baze të shëndoshë ekonomike, sepse janë sektorë,
që do kërkojnë vazhdimisht para dhe nuk dihet se si do jetë nesër buxheti i
shtetit.
Kjo është logjika e investimeve publike në kapitalizëm. E
ndryshme nga ajo, kur “shoku Enver” përuronte pallate e vatra kulture dhe në
sheshe hidhnin valle grupet profesioniste dhe amatore.
Jashtë çdo gjë dukej një kut, në darkë në tavolin kishim…!
No comments:
Post a Comment