Viti 2016 tregoi se sa e vështirë është të parashikosh në
ngjarjet e mëdha politike, ndaj më mirë është të bëjmë krahasime se sa
parashikime, që edhe në vendet, ku njerëzit janë të sinqertë në sondazhet, nuk
dalin.
Nisur nga ato ç’kam ndjekur në mediat “online”, qershori i
vitit 2009 kishte disa ngjashmëeri me qershorin e sivjetëm. Rama ndjehej i
sigurt në fitore dhe në prill i kishte bërë disa lëshime “qeverisë Berisha” në
ligjin elektoral dhe disa ligje të tjera. Dukej se pas fitores, lëshimet ndaj Berishës
do ishin “lëshime, që i kishte bërë vetes.” Meta
dukej i acaruar në pakufi, por më i dobët se sa ndjehet sot.
Në krah të Ramës ishin “Shekulli”, “Gazeta Shqiptare” e
Bolinos, ndërsa më të egrit kundër tij ishin “Tema” dhe “55”.
Ajo, që ndodhi është analizuar mirë e mirë nga analistët e
varur dhe të pavarur dhe po të sintetizohet së tepërmi, mund të shprehet me një
fjali “Tradhëtia Ilir Metës”. Megjithatë, gjatë “oi-ve” të tij në orët e para
pas zgjedhjeve, Rama shante dhe përshante Fatos Nanon dhe askënd tjetër.
Në qershorin e vitit 2013, pas shumë ngjarjesh dramatike dhe
humbjes së ngushtë në garën për Tiranën, Edi Rama pat bërë aleancën me Metën,
me ndërmjetësinë e Kokave të Durrësit, të njohur si njerëz të afërt të Nanos.
Në krah të tij, veç “Shekullit” të Kokëdhimës dhe
“Shqiptarja” të Bolinos, ishte rrjeshtuar armiku i tij i egër Mero Baze me “Temën”
e tij. Përballë ishin “55” e Balliut dhe “Mapo” e Cilit.
Fitorja ishte e bujshme dhe si ndodh rëndom me narcisistët,
Rama nuk ja blatoi as Metës dhe as Nanos, por “udhëheqjes së tij”.
Këtë qershor, Rama vjen me një eksperiencë drejtuese katërvjeçare
dhe me një njohje të mirë në arenën ndërkombëtare. Pas kapërcimit me një “marëveshje
të fshehtë“ të krizës, të krijuar nga çadra e opozitës, ai ndjehet tepër i
sigurt në fitore. Me qëndrimin e tij, të le përshtypjen se edhe Bashës, ja ka
hedhur me marëveshjen e asaj nate.
Në ngjashmëri me vitin 2009, përballë ka një Metë të egërsuar,
që duket se po bën një fushatë elektorale “për jetë a vdekje”. Në mënyrë disi të
çuditshme, ka kundër veç “55”-ës edhe Shekullin e Kokëdhimës, ndërsa ndihmësit
e tjerë “online” si “Javanews”, “Konica.al” ju janë shtuar “Temës” dhe
“Shqiptarja”. Ka ndryshuar edhe qëndrimi i “Mapo”-s ndaj tij, ndërsa portalet
“Lapsi” dhe “Syri” i ka kundër.
Shpesh herë, udhëheqësit e fushatave elektorale “i mund” vetësiguria
e tyre. Ata harrojnë të jenë “të përunjur” dhe “kokëulur”, kur i kërkojnë votën
zgjedhësve. Ka një pjesë të “elektoratit gri” kudo në botë, që urren pikërisht
kapadaillëkun e kandidatit. Nuk është e sigurt se sa do “e ndëshkojë“ Ramën kjo
pjesë e elektoratit shqiptar.
Ndoshta mes “të qarit” dhe “fluturimit nga gëzimi”, 25
qershori mund të rezervojë edhe një gjendje tjetër, që mund të jetë “buzëqeshja
e dëshpëruar” e Ramës, kur do i duhet të kërkojë me ngulm bashkëqeverisjen me
PD-në.
Po Shqipërisë i bëhet më mirë , që kryeministri në fuqi të
qajë apo të qeshë?
No comments:
Post a Comment