Lulet ishin pezmatuar
Dhe unë kisha fjetur gjatë,
Shumë gjatë.
Pranvera sa kishte fillurar,
Por gonxhet ishin fishkur atë natë.
Në pëllëmbën e dorës,
Pashë motin.
Nuk kishte pasur
As shira, as ngrica.
Nga kripa a dielli,
Përderedhur ishin gjethet,
Si dikur të drejtët flokë,
Ishin kthyer në rica.
Do gërmoj thellë tokës,
Atje ku farat u kthyen në rrënjë,
Të gjej të fshehtën e pezmatimit të luleve,
Të bëj mos përsëritet,
Ky agim i rëndë.
Ndoshta dheu,
Ajri,
A dashuria
Nuk janë të mjafta në këtë mëngjes,
Shpirtit do largoj brengat e mija,
Do e selit gonxhen,
Pa të dhe unë vdes!
No comments:
Post a Comment