Për të qënë të drejtë me Fatmir Xhafën dhe “policinë, që po
pastrojmë“, kapja e një sasie rekord kokaine është për tu lavdëruar. Edhe pse
kronika e zezë në këto 6 muaj në Shqipëri ka qënë e mbushur me ngjarje nga më të
rëndat. Por me që po flasim për kapjen e kokainës le t’i urojmë ata , që merren
me këtë punë t’i shkojnë hetimeve deri në fund.
91 ton është konsumi vjetor i kokainës në kontinentin
europian.
Dhe 1/150 e saj u kap në një aksion të vetëm (sipas Ramës pa
ndihmën e shërbimeve të huaja) në një aksion të zakonshëm, pa shoqëruesa të
armatosur nga pala pritëse e drogës, por vetëm me dy tre 25 vjeçarë, të cilët
“dinin se transportonin banana”?! Me një lehtësi të ]uditshme vepronin transportuesit,
gjë që dëshmon se ishte një mënyrë e përdorur edhe shumë herë të tjera dhe
“lojtarët e vegjël” ishin të sigurt , që nuk do ju hynte gjëmb në këmbë.
Transportimi i sasive të mëdha të kokainës me konteinera, është
bërë në këto 10 vitet e fundit, mënyra më e përdorshme nga trafikantët. Por
sigurisht, për të zbritur nga deti në tokë ju duhen porte të garantuara dhe
vende magazinimi po aq të garantuara. Askush nuk rrezikon milionat e dollarëve
në portet e shteteve ku policia funksionon mirë edhe pse në ato vende janë
konsumatorët më të shumtë të kokainës. Përjashtime bëjnë vetëm portet gjigande
të Roterdamit dhe Hamburgut, ku është thuajse e pamundur të skanohen milionat e
konteinerve.
Shifrat e bëjnë të qartë dhe të frikshme nga , që Shqipëria
përbën sot një nga pikat kryesore hyrëse të kokainës nga Kolumbia në Europë. Para kësaj sasie të kapur, kanë kaluar dhjetra të tjera më
të vogla, që kanë garantuar porositësit se “rrjeti shqiptar” funksionon mirë
dhe është i garantuar nga një pjesë e policisë dhe politikanëve me pushtet.
Kokaina e kapur, ashtu si parcelat e mëdha me kanabis të
vitit 2016, janë dëshmues se qeveria ka lënë në mënyrë të ndërgjegjshme
trafikun e drogës, jo vetëm si mjet për të blerë zgjedhjet, por edhe si “ndihmës”
të ekonomisë së vendit. (Pa lënë mënjanë këtu milionat që shkojnë drejtpërdrejt
në xhepat e ofiqarëve.)
Pastrimi “si me magji” i fushave me kanabis, si dhe kapja e
“megasasisë“ së kokainës, tregon, se kur detyrohet nga Amerika dhe Bashkimi
Europian të funksionojë si një administratë normale, kjo administratë mund të
kryejë rolet e saj bazë.
Pikërisht për këtë,
kjo qeveri duhet vënë para përgjegjësisë dhe në është e mundur të rrëzohet.
Ne nuk mund të jemi një nga vendet më të vogla dhe më të
varfra dhe të kemi një peshë të tillë në trafikimin e drogës.
Llogjika “se kokainë do konsumohet gjithnjë, ndaj pse mos
futim ne ca para në xhepa” është një logjikë kriminelësh.
Me këtë damkë në ballë nuk kemi për tu pranuar ndonjëherë në
Europë.
Për fat të keq, kjo është damka që na ka vënë Rama, Tahiri
dhe shokët e tyre.
No comments:
Post a Comment