Eshtë sa e lehtë dhe e vështirë t’i përgjigjesh kësaj
pyetje. Pa menduar mund të përgjigjesh shpejt e shpejt PO ,
por kur fillon të mendosh në detaje për mënyrën e zgjidhjes/ve, atëhere përballesh
me probleme të mëdha teknike dhe finanaciare.
Megjithatë, ka dy pika në të cilat besoj se pajtohen të
gjithë.
Qyteti, në pjesën më të madhe të tij ngrohet me dru (gjë, që
është shmangur prej 80 vjetësh në vendet e zhvilluara europiane), që sjell
ndotjen e ajrit për 4-5 muaj të dimrit dhe nuk është as komode; e dyta, para se
të mendonim se si t’i bënim “makijazh” qytetit për të sjellë më shumë turistë,
që do dalin fotografi(thënie e Edi Ramës kjo), do kishte qënë më mirë, të
investohej qoftë për të bër zgjidhjen e ngrohjes në godinat publike të qytetit
dhe ndoshta në një pjesë të vogël të banesave.
Korça është një nga qytetet me më shumë ditë me diell në
Shqipëri. Po deri tani, të pakta janë përpjekjet për të investuar në një park
solar, që mund të siguronte energji elektrike për të ngrohur një pjesë të mirë
të institucioneve në varësi të Bashkisë.
3 milion dollarët e Kullës dhe disa miliona të tjera për
Bibliotekën e re dhe rikonstruksionin e Bashkisë do kishin qënë të mjafueshme për
një park solar.
Duket që edhe gazsjellësi i TAP-it, nuk po krijon mundësitë
për një degëzim për Korçën, për të patur mundësinë e një investimi shkallë
shkallë për ngrohjen e gjithë qytetit me gaz. Nuk ka as plane investimesh
qeveritare dhe as përpjekje nga Bashkia. Shkohet (me mendje) deri në Japoninë e
largët për ta imituar në parqe, por jo në Danimarkën e ftohtë, për të marrë
shembull se si i ngroh qytetet me energji të rinovueshme dhe përpjekje për
arkitekturë të blertë.
Duket se ende kemi mbetur në periudhën e “fushës së druve”,
kur njerëzit shkonin për të siguruar t’ju vinin drutë në kohë dhe mos ishin dru
“koçimare”. Dhe kjo kur ishin vënë në përdorim sharrat në fushën e druve të
administruar nga komunalja. Më parë, kur shpërndaheshin drutë e gjatë (si i
marrin sot në Korçë), qyteti zhurrmonte nga thirrjet e gegëve “dru me pre”.
A është kjo Rilindja Urbane?
No comments:
Post a Comment