Tuesday, 13 March 2018

Po kësaj ç’emër t’i vemë?

Arkitektura e shëmtuar (jo thjesht kontroverse) e arkitektit australian Wilson, vazhdon të trondisë, ata që e duan Korçën dhe njohin arkitekturën e saj. Nuk kanë munguar edhe etiketimet negative për Kullën duke e quajtur “çelës anglez”, “objekt fallik”, “mëngë në kurriz”, “shkop betoni” e të tjera të ngjashme. Objektin tjetër, që është duke u përfunduar përkrah Katedrales, vetë e kam quajtur “Derri i lerosur”, por kur të dalë përfundimisht në dritë, kushedi se ç’nofka do i venë korçarët.
Po këtij hoteli-qendër tregëtare, në zemër të qytetit ç’emër t’i vemë?
Tamam në fillimin e pjesës me kangjella të shëtitores të njohur, ku gjithshka është më e lehtë, më dantellore, më fluide, më e paqme, se në të gjithë pjesët e tjera të Korçës, shfaqet kjo monstër.
Atje ku hapësira hapej dhe hijeshohej nga gjelbërimi i lulishtes, në fundin e të cilës zbardhonte si n jë tempull dijesh Biblioteka e vjetër, tani ndeshesh me brutalitetin e këtij objekti në ndërtim.
Duket një karshillëk i hapur edhe ndaj shtatores së Themistokli Gërrmenjit, që kërkonte një Korçë europiane me ndikim francez.
Nuk di si t a quaj. Ndoshta një monument i Republikës Anadollake të Korçës.
Më dhimbsen investitorët, të cilët kanë qënë të detyruar nga Bashkia për ta bërë projektin tek studioja e arkitektit Australian në Tiranë.
Shoh mes emrave, veë Peter Willson edhe atë të arkitektes Burda, e vetmja nga arkitektët korçarë që ka shkruar në favor të Kullës Vrojtuese, duke e nënvizuar edhe me klithmën “O njerëz, po e shikoni sa i madh është sheshi?”
Eshtë e pamundur të kërkosh ndaljen e këtij projekti pasi pronarët kanë shpenzuar jo pak.
Po a mund të korrigjohet?
Nuk di, nëse deri këtu ku ka arritur, mund të ketë mundësi korrigjimi për ta sjellë sadopak “në biçim”.
Të vesh kujen, nuk bën dobi.
Po edhe të kthesh kokën mënjanë është e pamundur, se me këtë “patlixhan të deformuar” do përplasesh sa herë të dalësh shëtitje në qytet.
Ndjehem i pafjalë, i pafuqishëm dhe i tronditur.

Perëndia vëntë dorë!

3 comments:

  1. This comment has been removed by the author.

    ReplyDelete
  2. Z. Maxhe,
    Megjithese pashe edhe emrin tuaj ne reklama shoqeruese, kritika ime(ose me mire skandalizimi)lidhet me arkitektin Wilson, qe ka emrin i pari dhe eshte autor i shume monstrave te tjera.
    Nese shkrimi im eshte i gabuar ose jo i thelle, kjo nuk i sjell te keqe kujt. Problemi eshte nese shumica e korcareve do jene ne nje mendje me mua kur ta shohin te perfunduar.
    Une nuk e quaj turp edhe te laj pjata, ose edhe vetem te laj pjata. Do ishte me e turpshme per mua te firmosja vepra te tilla.
    Uroj te jesh i ri ne moshe dhe te mesosh nga gabimet, ose nga gabimet e kujt te drejton.
    Kur flitet per nje veper duhet te perqendrohesh ne vepra dhe jo n[ aftesite ose paaftesite, apo ne analizen psikologjike te atij, qe e kritikon. Por nese ndjehesh pjese e karvanit te Kryeminstrit, atehere nuk eshte ndonje cudi te flasesh ne te njejten menyre.
    Po e mbyll duke te thene, qe uroj te jem kryekeput i gabuar.
    Projektit ne fjale nuk i mungojne kornizat klasike, por fryma e kohes.
    Nuk eshte monstruoz vetem per vendin ku eshte konceptuar, por do ishte i tille edhe per nje rruge te humbur te nje qyteti ne Kenia.

    ReplyDelete
    Replies
    1. This comment has been removed by the author.

      Delete