Friday, 9 March 2018

Aritmetika europiane e Shqipërisë

Ka diçka, që edhe pse absurde, më bën të mendoj se ne po i afrohemi Europës, ose jemi gati të takohemi me të.
Janë shifrat, që më ze syri në shtyp , një pjesë e të cilave nuk janë përgënjeshtruar as nga ata, të cilët akuzohen.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka borxh avokatit të tij 500 mijë euro.
Ish-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla ka fituar disa milona euro nga transaksionet me pasuritë e paluajtshme.
Lulëzim Balla shpenzon 650 mijë dollarë të PD-së për lobim në Amerikë.
Saimir Tahiri fiton miliona euro nga trafiku i drogës, një pjesë të së cilave i shpenzon për fushatën e PS-së.
Gjykatësja me mbiemër Andrea merr 50 mijë euro rryshfet vetëm për një çështje.
Kjo listë mund të vazhdojë pafund.
Nuk ndjej asnjë zili, për shifrat marramendëse në xhepat e zyrtarëve, bile më përcjellin një lloj optimizmi, që Shqipëria dhe Kosova nuk janë të varfër.
Thjesht çuditem – Nga dalin gjithë këto para?
Një miku im i mënçur thotë, që janë kryesisht paratë e trafiqeve të drogës, femrave dhe armëve.
Por nuk ka se si të jenë vetëm prej tyre. Edhe në vende, ku droga prodhohet me shumicë si Kolumbia, ne maksimumin e saj në vitet e Eskobarit, kokaina kapte 6% të GDP-së, ndërsa sot është vetëm 1%.
Shqipëria është një vend i pasur.
Mbeti i varfër për shkak të në ekonomie absurde të kohës së Diktaturës, por shifrat e mësipërme edhe se dëshmojnë për një shpërndarje shumë të pabarabartë të të ardhurave, tregojnë se para ka.
Janë nga nafta, turizmi, kromi, prodhimet bujqësore, hidroenergjia a nga gjithshka tjetër, që unë nuk e di se nuk e njoh ekonominë reale të sotme, por fakti është që janë.
Dhe kjo duhet të na sjellë një lloj optimizmi.
Ata që kanë patur fatin të pasurohen (më të shumtit legalisht dhe një pjesë ilegalisht)dhe ju janë afruar homologëve të tyre në Europë, duhet të kuptojnë se aritmetika nuk vlen vetëm për ta.
Një vend me diferenca kolosale ndërmjet të pasurve dhe të varfërve, mund të ketë jetë të gjatë në Azi ose Afrikë, por jo në Europë.

Diçka themelore duhet të ndryshojë dhe sa më shpejt!

No comments:

Post a Comment