Përcaktimi nga një korçar dashamirës i Rilndjes (socialiste,
jo kombëtare), i Niko Peleshit, si korçari më i shquar i shekullit të XXI-të, më vuri në mendime nëse ka pasur anketa për të
përcaktuar korçarin më të shquar të shek. XX.
Janë qindra figura të shquara të artit, kulturës, shkencës,
filantropisë, arsimit, sportit, politikës. Duhet thënë, se për shkak të 45
viteve të Diktaturës, propaganda pati lënë në hije, disa figura të mëdha, të
cilat njihen pak, ose aspak nga një pjesë e mirë e korçarëve.
Mendoj se si kriter, duhet të jetë, që të kenë lindur në
krahinën e Korçës, nga prindër korçarë. Dhe kur bëhet fjala për krahinën duhet
përfshirë këtu edhe Kolonja, se në të kundërt do mbeten jashtë Themistokli Gërmenji,
Petro Nini Luarasi, Skënder Luarasi e shumë të tjerë. Edhe pa u këshilluar më
parë me historianë, mund të kujtojmë dhjetra emra që kanë nderuar Korçën në
Shqipëri dhe në botë. Renditja e listës së mëposhtme nuk ka të bëjë me rëndësinë
dhe vlerat e tyre.
- Anastas Pilika – Gjuhëtar dhe albanolog
- Zija Xholi – filozof dhe pedagog
- Andromaqi Gjergji – akademike dhe etnografe
- Themistokli Gërmenji – patriot dhe burrë shteti
- Qemal Butka – arkitekt i njohur në Shqipëri, Austri dhe Amerikë
- Spiro Konda – gjuhëtar, historian dhe albanolog
- Koço Kotta - mjek, patriot dhe dy herë kryeministër i Shqipërisë
- Zai Fundo – filozof, publiçist dhe patriot
- Sotir Kuneshka – fizikan dhe pedagog
- Sotir Polena - mjek
- Tefta Tashko - soprano
- Marjeta Pronjari – atlete dhe volejbolliste
- Petraq Peppo - historian dhe pedagog
- Viktor Eftimiu – shkrimtar dhe dramaturg
- Vangjush Mio – piktor dhe skenograf
- Pandeli Cale – patriot dhe burrë shteti
- Thoma Turtulli – filantrop
- Servet Gora - futbollist
- Mishel Fundo – matematikan dhe pedagog
- Mihallaq Luarasi – regjisor
- Vera Grabocka – regjisore dhe producente televizive
- Guri Madhi – Piktor
- Petraq Kolevica – arkitekt, shkrimtar dhe përkthyes
- Sotir Peci – gazetar dhe burrë shteti
- Sejfi Protopapa – fizikan dhe patriot
- Gaqo Cako – tenor
- Vangjush Furrxhi – aktor
- Kristo Kono – kompozitor
- Sherif Merdani – këngëtar
- Sevasti Qiriazi – mësuese, patriote dhe misionare feje
- Pandi Stratobërdha – inxhinier hidroteknik dhe pedagog
- Mihal Grameno – gazetar, shkrimtar dhe patriot
- Koço Gliozheni – mjek
- Vangjush Gambeta – gazetar
- Sali Butka – patriot, luftëtar dhe poet
- Pandi Raidhi – aktor
- Viktor Gjika – kinoregjizor
- Eleni Qirici – këngëtare dhe aktore në Hollivud
- Dritëro Agolli – shkrimtar
- Pandeli Evangjeli – patriot dhe burrë shteti
- Boris Plumbi – pianist
- Pavlina Evro – atlete
- Teodor Vaso – futbollist
- Anida Take – këngëtare
- Petro Nini Luarasi - patriot dhe mësues
- Hafiz Ali Korça – patriot, gjuhëtar dhe teolog
- Aleko Minga – matematikan, pedagog, përkthyes dhe filozof.
- Petro Sturgji – mundës, kampion bote
- Nuçi Naçi – patriot, mësues dhe studiues
- Sotir Sulidhi – fotograf
Lista mund të vazhdojë edhe me shumë e shumë të shquar të
tjerë, por ndoshta si fillim është një numur i mirë personalitetesh, të dalë
nga treva jonë. Shumë prej tyre nuk kanë marë vlerësime nga administratat qëndrore
dhe lokale, por janë vlerësuar maksimalisht nga njerëzit, që kanë punuar në
fushat e tyre.
Themistokliu eshte korcari me I rendesishem I shek. 20
ReplyDeletePer shek. e 21-te e dine te tere. Deri tani eshte Peleshi
Tamam. Dhe kane shume ngjashmeri. Themistokliu lindi 100 vjet para Nikos; te dy jane te shenjes se Akrepit; emigruan kur ishin 21 vjec, Themistokliu ne Rumani dhe Nikoja ne Greqi; te dy kane qene prefekte te Korces; Thenistokliu ngriti nje hotel ne Pazar, kurse Nikoja i beri rikonstruksion Pazarit.
ReplyDeleteSi puna e asaj thenies " Nje here ne 100 vjet fluturon nje pate e pjekur nga furra."
Epo c te te them o byrazer, keta do populli.Si ay"ti biem samarit se s'kemi ci bejme gomarit " me ngjan ti..
ReplyDelete