Sunday, 4 March 2018

Littleton

Atje malet bashkohen
Dhe brenda të marrin
Zërat përplasen
Asgjë më s’kupton
Frikësisht bukur është
Littleton.
Midis qiellit dhe asfaltit,
Me gumëzhimin e trysnisë në veshë
Diellin që lind
Dot se shikon,
A thua se në pol je,
A në anën tjetër të hënës
Veçse je vetëm në Littleton.
Mos puthemi në mungesën e peshës
Se frymë nuk marrim
Dhe drita s’ndriçon?
Por jo të pështjellë jemi
Nga i ngurti ajër,
Në të ftohtin dhe të magjishmin
Littleton.

No comments:

Post a Comment