“I shpon egjëri” ka qënë një shprehje e përdorur në mjediset
familjare, që ju drejtohej kryesisht, orekseve seksuale të njerëzve me pushtet
ose atyre shumë të pasur. Origjina duhet të jetë në thellësi të kohërave, në
trevat tona, se nuk e kam hasur në ndonjë pjesë të letërsisë së kultivuar apo
asaj gazetareske.
Nuk kam parë ndonjëherë egjër, edhe pse kisha një lloj
ideje, që duhej të ishte di]ka , që rritej bashkë me grurin, pasi shprehja “të ndash grurin nga egjëri” ishte një
shprehje që përdorej rëndom. Sipas Fjalorit të shqipes, egjëri (ose egjëra) është
një bimë, që rritet anës arave me grurë dhe prodhon kokrra të zeza. Nuk e kishte
emrin në latinisht.
Thua që të ketë qënë pjesë e drogave të lehta, shumë prej të
cilave sjellin nxitje të hormoneve?
Eshtë i njohur në botë efekti afrozodiak i parasë dhe
pushtetit, por tek ne, ndoshta për shkak të izolimit të gjatë dhe “mungesës së
egjërit”, ky efekt ishte shumë më i kufizuar. Jo se nuk kishte anëtarë të Byrosë,
të Komitetit Qëndror, sekretarë të rretheve, kryetarë kooperativash “që t’i
shponte egjëri”, por ishin në pakicë. Pjesa më e madhe, të frikësuar në palcë
nga ndonjë ndëshkim i mundshëm, për hir të traditës apo nga të qënit “namuzqarë“,
nuk kishin historira të abuzimeve seksuale dhe më pak akoma të orgjive.
Më pas erdhi periudha e “bekuar” e tranzicionit, ku si
duket, meqë arat mbetën djerrë, nuk kishte më grurë, por vetëm egjër.
Tani, të ngrënë të pirë dhe të ndejtur, me zarfet që ju
shkojnë plot nga tenderat, emërimet në administratë, ofiqarët meshkuj (dhe jo
vetëm ata), janë në një gjendje euforie të papërmbajtshme, të cilën mund t’ja u
balancojë vetëm “shumë seks, me shumë partnere“.
Je President, kryeministër, ministër, kryetar bashkie,
deputet, drejtor OASH-i, drejtor Ujësjellësi, i Arsimit, i Bujqësisë, i
Spitalit, i Burgut, i shkollës, i Drejtorisë të Patentave, i Shoqatës të të
Verbërve, të Jetimëve, të Veteranëve të Luftës, të ish-pronarëve, të Ushtarakëve
në Pension, të Kambistëve do seks! Me një, me dy, me tre e deri sa të të dalin
sytë si ka]ka, se të këtillë efekt ka bërë “shpimi i egjërit”.
E megjithatë, numuri i lindjeve në Shqipëri është drejt
uljeve. Duket, që një pjesë e mirë flenë më pak me partneret e ligjshme.
Popullsia po plaket. Egjëri po shtohet.
Ndoshta, një pjesë janë akoma me ëndrrën e komunizmit, ku do
kishte liri të plotë seksuale dhe fëmijët do rriteshin jo nga prindërit, po nga
shoqëria.
Kullosni mi derra!
No comments:
Post a Comment