Menjëherë sa të mbyllësh një listë me emra korçarësh të
shquar, të kujtohen dhe dhjetra të tjerë, që kanë kontribuar në mënyrë të shkëlqyer
për Shqipërinë, apo për vendet e tjera ku kanë jetuar. Disa prej tyre nuk kanë
bërë bujë, për shkak të natyrës, që kanë pasur, të tjerë sepse nuk ju kanë
ardhur për shtat qeveritarëve, disa sepse i humbën lidhjet me Korçën pasi u
vendosën në pika të tjera të globit. Dhe një listë e saktë, me siguri kërkon një
numur më të madh njerëzish për ta përpiluar. Edhe pas kësaj shtojce prej 20
emrash, do mungojnë po aq të tjerë.
- Aleksandër Stavre Drenova – poet dhe patriot
- Xhafer Ypi – jurist, politikan dhe patriot. Kryeministër i Shqipërisë
- Dhimitër Berati – politikan dhe patriot, disa herë ministër
- Kristo Floqi – avokat, dramaturg, botues dhe patriot
- Shahin Kolonja – jurist, gazetar dhe patriot
- Gjerasim Qiriazi – gjuhëtar, patriot dhe misionar feje
- Kolë Tromara – farmacist, politikan dhe patriot
- Papa Llambro Ballamaçi – prift dhe patriot
- Qamil Panariti - patriot
- Ferdinand Qirici – basketbollist
- Naum Stralla – agronom
- Abaz Hajro – kompozitor dhe instrumentist
- Tamara Nikolla – volejbolliste
- Alfred Uçi – filozof dhe estet
- Lola Gjoka – pianiste
- Petraq Pilika – matematikan dhe pedagog
- Sokrat Mio – regjisor teatri
- Milto Sotir Gurra – shkrimtar, gazetar, përkthyes dhe patriot
- Kristo Luarasi – botues dhe patriot
- Foqion Postoli – shkrimtar, dramaturg dhe patriot
No comments:
Post a Comment