…….
“Po ti ç’bën këtu?” e pyeti
“Tamam!” klithi me inat Xhoja i Uritur “Të spjegojë ç’bën këtu!
Me një psherëtimë të gjatë dramatike, Kid Sempsën bëri me
gishta sikur i hodhi trutë në erë me pistoletë. Hapli, bëri një flluskë të
madhe me çimçakizin që mbllaçiste dhe më pas e thithi brenda duke mbajtur në
fytyrë një shprehje të zbrazët e të padjallëzuar prej pesëmbëdhjetvjeçari. Arfi çapitej nëpër dhomë duke përplasur lehtë
në pëllëmbën e dorës çibukun, plot vetëbesim dhe kënaqësi nga situate
dramatike, që kishte shkaktuar.
“Nuk shkove në shtëpinë e asaj?- pyeti Josariani.
“Ta merr mendja që shkova”- u përgjigj Arfi”Si do e lija të
shkonte vetë në shtëpi?’
“Nuk të la të hyje brenda?”
“Si nuk më la! Deshte edhe të rrija atje” u mbllaçit Arfi “
Mos u bëni merak për mua plako. Ama unë nuk mund të përfitoja nga rasti se ajo
ishte pak e dehur. C’më kujtoni mua ju?”
“Kush tha se do përfitoje
nga rasti?” ju kthye Josariani “Ajo donte patjetër të shkonte me dikë në shtrat.
Vetëm këtë përsëriste gjithë mbrëmjen.”
“E po se ishte pak e turbulluar” nisi të spjegonteArfi “Unë
fillova t’ja qartësoja disa gjëra dhe ajo më kuptoi.”
“O bastard!” klithi Josariani dhe u fundos i tejlodhur në
divan pranë Kid Sepmsën. “C’pate që nuk na i le neve, kur s’kishe ndërmend të
shkoje me të?”
“E shikon? Ky s’është tamam nga fiqiri.”- tha Xhoja i Uritur.
Josariani pohoi me kokë dhe ju drejtua Arfit me dyshim:
“Arfi, më thuaj një gjë. Ke vajtur ndonjëherë me femra?”
Arfi nënqeshi:
“Po si jo! Kam “shtypur” plot ndaj mos ma qani hallin.
Por asnjëherë çupa të mira. Di se cilat duhen “shtypur” dhe cilat nuk duhen “shtypur”, prandaj s’kam “shtypur” kurrë të mirat. Ajo është një
vogëlushe e ëmbël. Nuk e patë, që është nga një familje e zënë? I mbusha
mendjen të hidhte edhe atë unazën me çiftin lakuriq.”
“I mbushe mendjen për ç’farë?-
Xhoja i Uritur u hodh përpjetë duke lëshuar një piskamë dhimbjeje “për ç’farë? Dhe me lot ndër sy nisi t’i binte
me grushte gjoksit dhe krahëve të Arfit. “Do të vras për këtë o doç i qelbur!
Ky është një mëkatar i fëlliqur, ja ç’është ky. Ka edhe një mendje perverte?
Nuk ka një mendje perverte më thoni?’
“Më perverte s’kam parë“- pohoi Josariani
“Mos ja fusni kot djema!” u mbrojt Arfi thellësisht i çuditur
duke larguar fytyrën, që të mos merrte grushte. “Hajde Xho mjaft më godite!” u
lut duke buzëqeshur me zor.
(vijon)
No comments:
Post a Comment