LSI-në e braktisi edhe Shkëlqimi. Tani këshilli bashkiak i
Korçës është thuajse plotësisht ngjyrë lila. Do e përshëndesja vendimin e Shkëlqimit
me thënien tipike korçare të gjysmës së parë të shekullit të kaluar: “Bravo bre
i lartër!”
Nuk di nëse në anët e tij, Shkëlqimin e thërresin Cimi apo
Shkëlqo, se të dyja këto shkurtime janë të përdorshme në trevat tona, prandaj
dhe po e quaj Shkëlqim duke i dhënë shkëlqimin e plotë, që ka ky emër i shkëlqyer.
Shkëlqimi(sipas deklaratës së tij) ka qënë dikur “i veshur”
dhe ka nderuar fshatin e krahinën, por përgjegjësinë më të madhe e ka ndjerë si
ish-ushtarak. Se këta ushtarakët e sotëm nuk janë dhe aq të përgjegjshëm. Një
pjesë, u përzjenë në atë shpërthimin e Gërdecit, disa të tjerë në fundosjen e
anijes me refugjatë që shkonte në Itali një janar të shkuar dhe disa të tjerë
janë përzjerë në fikjen e radarëve , kur niseshin motostkafët me drogë.
Ndërsa Shkëlqim Larti është një ish-ushtarak, ndaj të cilit
mund të besojmë verbërisht.
(Kur kisha para për të këmbyer në kambizmi, unë gjithnjë
shkoja në ish-ushtarakët, se jo vetëm kishin të lartë ndjenjën e përgjegjësisë,
po edhe mezi përdornin makinat llogaritëse. Ishte kënaqësi të këmbeje valutë me
ta.)
Pjesa e deklaratë, që të emocionon më shumë, është pjesa ku
Shkëlqimi, i prekur nga ndienjat e fuqishme patriotike, nuk duron dot zërat se
prapa PD-së është Moska. Ai edhe mund t’i falte PD-së 21 janarin (4 të vrarë për
hir të Likes), edhe shkatërrimin e drejtësisë, por kur vjen puna në Kombi, ëhë,
këtu Shkëlqim Larti nuk të fal. Moska i kujton Krushovin dhe Krushovi i kujton
djegien e Baba Stalinit dhe si ish-ushtarak i majtë deri në palcë, Shkëlqimi
nuk ja fal këtë Moskës.
Këshilli Bashkiak i Korçës, ka kontribuar jo pak në lulëzimin
e qytetit. Grupi i LSI-së, ku bënte pjesë zoti Larti, gjithashtu ka dhënë shumë
ato 4 vite, kur ishin në unison me PS-në.
Ish-ushtaraku mund të mburret me Kullën, Bibliotekën e re,
rritjen e çmimit të ujit, shpronësimet arbitrare dhe plot “zullume” të tjera të
Bashkisë.
Le ta vemë edhe kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet e
ardhshme!
Me sloganin:
“Lart më lart o shokë, për Shkëlqimin e qytetit!”
No comments:
Post a Comment