Lali Eri me gjithë inteligjencën e trashëguar nga prindrit e
tij ushtarakë, nuk mund të ishte ideatori i mbjelljes së pemëve në mënyrë të
vazhdueshme, gjithëstinore dhe vullnetare.
Sipas materialeve të gjetura në arkivat e Vatikanit, lëvizja
“mbill dhe ti një pemë“, është ideuar nga një ushtarak i Mesjetës, danezi Vrana
Konti, i cili i kishte mbushur mendjen Skënderbeut, se për veprimet e këmbësorisë,
pyjet e rinj ishin një domosdoshmëri. Kështu, rreth kështjellave shqiptare në
ato vite të lavdishme u mbollën jo vetëm ullinj, por edhe plepa, panja, lisa
dhe vidhe, bile disa varietete, që nuk njiheshin më parë në trojet tona.
Rilindjes tonë Kombëtare, i shpëtoi ideja e pyllëzimit, ndoshta
edhe për faktin se poeti kombëtar Naim Frashëri, i kishte idealizuar pyjet
ekzistues në vargjet e njohura “…çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar…”.
Ideja u ripërtëri në kohën e Partisë, kur për disa dhjetvjeçarë,
të rinj të reja, pionierë, komunistë dhe punëtorë, mbillnin fidane pemësh gjatë
muajit dhjetor. Parrulla ishte: “Muaji
dhjetor- muaji i pyllëzimit dhe luftës kundër errozionit” Eshtë ende e
paqartë, se pse vetëm dhjetori ishte muaji i mbjelljes së pemëve. Ka qënë ky një
vendim i specialistëve të pyejve apo i Komitetit Qëndror? Se ndërsa shtatori
ishte muaji i shkollave, tetori i Letërsisë dhe Arteve, nëntori i Festave, atëhere
një aksion i caktuar nuk mund të zinte një periudhë më të gjatë se një muaj.
Në font e mësipërme, që duhet të jetë e vitit 1963 ose 1964,
shihet qartë se mbjellja e pemëve nuk ka pasur efikasitetin, që i ka dhënë sot
në Tiranë Lali Eri.
Edhe pse mund të ketë qënë për efekt fotografimi në grup, përsëri
shihet se 5 vetë të sektorit të kulturës dhe propagandës, të veshur me xhaketa
dhe kravata, mbjellin një pemë.
Nga e majta në të djathtë janë Piro Joti, korrespondent i
ATSH-së, Jorgji Mihali, korrespondent i gazetës “Bashkimi”, Andon Mara, gazetar
i Radio-Korçës dhe pas gruas, që nuk e njoh, është Kiçi i Gjatë i Kinemasë.
Pesë vetë për një pemë dhe dy prej tyre nuk kanë as lopata. Pas tyre, i
vetmuar, si duket meqë rridhte nga një familje e pasur nga Lesoviku është Thoma
Tashoja, ose si njihej në Korçë, Comeja i Kinemasë.
Nuk ka shifra të sakta, se sa miliona fidanë u mbollën në
vite dhe sa prej tyre u kthyen në pemë të mëdha, por fakti është, se vetëm pas
shumë dekadave, idea u Rilind nga Rilindasi numur 2, Erion Veliaj.
Po Raqka jonë, pse nuk ndjek shembullin e Lali Erit, por
është përqëndruar vetëm në Pazar?
No comments:
Post a Comment