Sinjalet e dhëna në shtypin pranë LSI-së dhe PS-së janë të
qarta. Një aleancë e mundshme Rama- Monika po përgatitet.
Këtë rradhë , edhe pse në prag të 1 Prillit, nuk ka asnjë
ngjashmëri me marëveshjen e pesë viteve më parë. Analistë, që e komentojnë si të
tillë, gabojnë në mënyrë të vetëdijshme ose jo.
Partia e familjes Meta-Kryemadhi nuk është më në gjendje të
diktojë kushte për një marëveshje. Gjithashtu, qëllimi nuk është më për ndarjen
e pushtetit dhe përfitimet nga ai, por për të zgjatur sa më shumë, që të jetë e
mundur, efektet e Reformës në Drejtësi.
Por pse këto dy Parti(ose më mirë udhëheqjet e tyre)janë më
të predispozuara të pengojnë Reformën?
Mbi LSI-në, rëndojnë aferat korruptive të 8 viteve të fundit
në pushtet (po të përjashtojmë 9 muajt e fundit). Pas largimit të turpshëm të
kryeprokurorit Adriatik Llalla, pritet , që procese gjyqësore të hapen edhe për
të tjerë funksionarë të lartë të LSI-së. Po qe
se laku do ngushtohet shumë, koka, që do serviret në tabakanë e Drejtësisë do
jetë ajo e Presidentit Meta. Kjo ishte arsyeja e tërbimit të Monikas ndaj
heqjes së Llallës, që shpuri deri në flakjen e çizmes drejt Ramës. Mesazhi “Për
të mbrojtur familjen time nuk do kursej as paratë dhe asgjë tjetër, që do më
vijë dore!”
Një pjesë e zërave pranë PS-së, e quajnë të panevojshme për
Ramën një aleancë me LSI-në.
Nuk është aq e panevojshme edhe për të.
Super skandali i Tahirit ka nevojë për aleatë politikë.
Gjithashtu, kopjet e dosjeve që i tundte Llalla Ramës, për ministrat e tij, janë
edhe në duart e LSI-së. Mbi PS-në rëndojnë mëkatatet e koncensioneve dhe
tenderave të pesë viteve të fundit, dy vitet e kanabizimit total dhe përfshirja
e funksionarëve të lartë të policisë në trafiqet e drogës dhe njerëzve.
Zgjatja pafund e Reformës i intereson klanit qeverisës, më
shumë se çdo force tjetër politike.
Gjithashtu, një mandat i dytë i Veliajt për Tiranën nuk është
i garantuar pa mbështetjen e LSI-së. Nuk është çudi, që farkëtuesit e aleancës
së mundshme në këtë vit mos jenë vëllezërit Koka, por pikërisht Erion Veliaj, që
njihet për marëdhëniet shumë të mira me Metën dhe Kryemadhin.
Duket se të dy palët po luajnë një “poker” me shumë bllofe,
por hë për hë , karta më të dobëta janë në dorën e familjes presidenciale. Ndaj
edhe nëse diçka e tillë do ndodhë, çiftit
do duhet të kënaqet ose me pak portofole në në qeveri të re të Ramës,
ose përfshirja në qeveri do ndodhë pas aelancës për zgjedhjet vendore dhe
fitores në qytetet e mëdha.
A është një aleancë e tillë në dobi të Shqipërisë?
Nëse do pranojmë, që qëllimi i saj është ngadalësimi i
Reformës në drejtësi, përgjigja është e qartë.
Nuk është e çuditshme, që marëveshja të bëhet, kur Bashkimi
Europian, në 6 mujorin e parë të këtij vit, të mos përcaktojë datë për hapjen e
negociatave me Shqipërinë. Kompromisi me një pjesë të opozitës, gjithnjë vlerësohet
nga burokratët e Brukselit.
Pengesë mund të jetë ambasadori Lu, i cili e di mirë rolin
negativ të Metëës gjatë vitit 2016 për miratimin e ligjit mbi Reformën. Të
njohura për amerikanët janë marëdhëniet e tij me Llallën dhe shpërthimi i
Kryemadhit, në ditën e betimit të Kryeprokurores së përkohëshme.
Por Lu largohet në gusht. Në gusht, gjithashtu vëmendja e
publikut bie dhe edhe sikur të mos jetë stina e ngjalave, është stina e fiqve,
që i bashkon miqtë e tenderave dhe koncesioneve.
Eshtë mirë mos ndodhë, por edhe në ndodhtë, nuk do jetë hera
e parë, që hajnat, që akuzojnë njëri tjetrin për hajni, të merren vesh mes
tyre.
No comments:
Post a Comment