Një monedhë ari e ngjashme me ato antike, me emrin e
perandorit ilir Edi Rama, qarkullon tani në Tiranë dhe mbase edhe në qytete të
tjera të Ballkanit. Ka të gdhendur emrin dhe firmën e kryeministrit tonë . Për
karatët duhet konsultuar me specialistë të paanshëm të fushës së argjendarisë.
Ideja e Përjetësisë, që e mundon Ramën(bazuar në intervistat
e tij), ka gjetur mbështetje konkrete në rrethin e ngushtë të miqve të tij.
Ju ka lindur nga gërmimet në tumat ilire, ku janë gjetur
monedhat e Gentit, Teutës dhe Bardhylit, apo nga vizitat e shpeshta në dyqanet
antikuare të Europës(disa syresh janë koleksionistë të apasionuar), kjo mbetet
për tu parë. Dihet vetëm , që monedhat ekzistojnë dhe janë tregues të përkatësisë
së atij/asaj që e mban, në rrethin më të ngushtë të Ramës.
Interesante të mendosh, se pas dymijë vjetësh, robotëtë
arkeologë, do zbulojnë në botë (sidomos në parajsat fiskale të sotme) monedha
ku shkruhet RAMA EDI. Ekzaltimi ndërplanetar do jetë i papërmbajtshëm. Titujt
kryesorë: “Pranë nofullës stërmadhe të një shqiptari antik, gjendet e vetmja
kopje e monedhës Rama”.
Një mënyrë tjetër, më e thjeshtë, më aktuale dhe më fitimprurëse
në rritjen e kultit të Ed Ramës, ka
lindur në Ministrinë e Bujqësisë, e cila ka krijuar rrjetin e shitoreve të
ushqimit shqiptar të quajtur “EDUA” (theksi vihet në E-ja.)
Duhet të ketë qënë ideja e ndonjë kryeqytetasi në stafin e
Ministrisë, se korçarët e atjeshëm nuk thonë “E ka thon Edua!” ose “Ta
manaxhojm i çik situatën se mos vje Edua!”
Ne na mundon ky aksenti aspak revolucionar : “Po rri bre Edi se s’bëhet kjo që thua ti!”
Rrjeti i shitoreve ushqimore me emrin e kryeministrit, jo
vetëm që do ndryshojnë komplet mënyrën se si hamë dhe sillemi, por do na i
evidentojnë identitetin shqiptar në maksimum.
Do e ndihmojnë turizmin në shkallë të papame.
Dhe shitoret do kenë karakteristika të veçanta sipas zonës.
Në “Eduat” e Tirons do haet vetëm me “t’njyme”, në ato të Vlorës do shqyhen
cjepërit e pjekur, ndërsa në “Eduat” e Korçës do valojë lakrori dhe petullat e
fshira.
Më e bukura është se të kesh një shitore me emrin e
Kryeministrit (Edua), mjafton të vesh gjysmat e parave , se gjysmat t’i jep
qeveria dhe pasi të marrin gjysmat e atyre gjysmave , që të japin, dhe më pas të
gllabërojnë edhe gjysmat e atyre që ke vënë vetë, se projektin dhe ndërtimin do
e bësh atje ku të dërgojnë ata (zakonisht në miqtë e Edos), të këputin edhe një
TVSH të mirë, që mos i mbledhësh dot kryqet për 20 vjet.
(Shërben ta mbash në gojë, kur të kalosh me varkën e Karonit në të përtejmen botë.)
No comments:
Post a Comment