Diktatorët e shekullit të kaluar sihin thuajse të gjithë me çizme.
Disa (të djathtët) i mbajtën deri në fund të jetës ose i ndërruan me pantoflat
e burgut, ndërsa “të majtët”, përgjithësisht i ndërruan në pjesën e dytë të sundimit
me këpucë luksoze.
Rama përpiqet të jetë “Diktatori” i shekullit të XXI-të, me një
përzjerje ekzibizionizmi, rromuzesh ala-Enver, populizmi ala- Musolini, fjalori
të ndyrë ala- Duterte dhe atlete.
Pas largimit të bashkëpunëtorëve të tij kritikë si Lubonja
dhe më vonë Blushi, rreth vetes ka mbledhur tufën më të përulur të servilave, që
përsërinin rast e pa rast nevojën e madhe që ka Shqipëria për një prijës si ai.
Eriona Veliaj kërkon, që Rama të mbetet në krye të vendit
edhe për disa dhjetvjeçarë.
Spiropali e krahason me Skënderbeun, duke i garantuar të
paktën 25 vjet në udhëheqjen e “Lidhjes së Kanabisit”.
Niko Peleshi e përcakton si “Cunin më të mirë të Shqipërisë!”
Dhe këto janë ato, që dalin në shtyp, pa llogaritur lajkat e
pafund, që i bëhen në dreka dhe darka, ku narcisizmi i tij miklohet nga përuljet
e oborrtarëve. Kështu, dëshira e tij për të qënë Diktator, kthehet në psikologjinë
e tij, në nevojë për t’i shërbyer popullit të tij si Diktator.
Gjatë fushatës elektorale të vitit të kaluar, një mësuesja
ime, grua me mend dhe shumë e balancuar, ju drejtua me fjalët: “E kam thënë, që
vetëm Rama mund ta bëjë Shqipërinë!”
Ishte për të ardhur keq, të mendoje se jo pak njerëz në
Shqipëri kishin filluar të mendonin se Prijësi i duhur kishte mbërritur dhe
duhej të kthehej në Sundimtar.
Por, për këtë psikozë kaq të dëmshme për vendin, nuk mund të
fajësojmë vetëm Ramën me ERTV- e tij, vetëm “oborrtarët”, që karrierën e tyre
ja dedikojnë atij, vetëm militantët mendjengushtë dhe syverbuar.
Një pjesë e mirë e medias, ka përgjegjësinë e madhe të
rritjes së “kultit të “Edi Ramës’.
Ka gazetarë, si Shpëtim Nazarko, që arrijnë dot të mos
fshehin adhurimin e tyre për udhëheqësin e ri me “dorë të fortë“ dhe të
pajtohen edhe me një shndrim të mundshëm nga autokrat në Diktator.
Shpërthimi i Shpëtim Nazarkos, i ndihmuar më pas edhe nga një
artikull spjegues i Skënder Minxhozit, dëshmon se në shtresa të caktuara të së
majtës përkëdhelet ideja e “të bërit shtet” me metoda diktatoriale. Jo të pakta
kanë qënë gjatë viteve të fundit lavdet e Fatos Klosit dhe Zabit Brokajt për
Mehmet Shehun, si kryeministër “i zoti dhe dorë e fortë“.
Ideja se “Demokracia nuk funksionon”, nuk është as e
Nazarkos dhe as e të tjerëve si ai. Pati përfshirë të gjithë Europën në tre
dekadat e para të shekullit të XX-të dhe atje ku ishte më e brishtë dhe
problemet ishin më të mëdha, si në Itali, Portugali, Gjermani dhe Spanjë, u
vendosën Diktaturat fashiste me mbështetjen e atyre, që kërkonin “dorë të fortë“.
“Dora e fortë“ krijoi stabilitet për disa vite dhe përveç kufizimit të lirive,
më pas u kthye në varrëmihës të atyre kombeve.
Në krahun tjetër, përmbysja e shtetit në Rusi u quajt
revolucion, dhe nga një regjim carist i kalbur, u vendos një Diktaturë e ashpër,
që përsos krimeve të mëdha, u kalbëzua gradualisht gjatë dhjetvje]arëve.
Marrëzia e Nazarkos dhe të tjerëve si ai, konsiston në
faktin, që Rama, në vend të konsiderohet si bashkëfajtor, për problemet e mëdha
, që ka tranzicioni shqiptar, po trajtohet si Shpëtimtar, të cilit duhet jo vetëm
t’i jepen edhe vite të tjera qeverisjeje, por mundësisht t’i shtohen
kompetencat dhe kontrolli mbi institucionet.
“Vetëm Rama mund ta bëjë Shqipërinë!” është një parrullë jo
pak e rrezikshme dhe për tu nënvleftësuar.
Situata jo e shkëlqyer e Bashkimit Europian dhe shtimi i
prirjeve centrifugale të shumë kombeve, nuk e përjashtojnë në masën 100% shpërbërjen
e tij. Edhe pse kjo situatë ka gjasa jo të mëdha të ndodhë, rritja e fërkimeve,
diferenca ekonomike midis shteteve dhe shtimi i lëvizjeve populiste, nuk e bëjnë
të pamundur. Shto këtu edhe trysninë e regjimeve gjysëm diktatoriale të Putin
dhe Erdoganit.
Ndaj shpresa për të mbrojtur demokracinë tonë hibride vetëm
nga Bashkimi Europian nuk është e mjaftë. Demokracia mbrohet vetëm nga brenda
vendit, kur kuptohet se është alternative më e mirë shtetformuese.
Për hir të Kombit, Rama duhet larguar sa më parë nga
pushteti.
Ai ka nisur të luajë, si luajnë gjithë ata me prirje
diktatoriale, me kartat e një nacionalizmi të egër. Shpalosja e idesë të një
Presidenti të përbashkët me Kosovën, ishte pikërisht e një lloji të tillë.
Nëse ka një gjë, për të inkurajuar këtë “diktator në
potencë“ është pikërisht mbajtja e atleteve.
Do t’i duhen një ditë për t’ja mbathur në pikë të vrapit për
t’i shpëtuar drejtësisë dhe zemërimit popullor.
Si gjithmone shkrime the nxituara, mendime "badjava"pa pike llogjike, vetem e vetem qe ta nxjerrim te "lig" Ramen . Rama vlla I dashur ka shume vlera dhe merita pavaresisht se ti je "miop" dhe shef deri ke hunda jote. Vari topet, pjese e kazanit je edhe ti
ReplyDelete