Tuesday, 9 December 2014

Sandwich Man

Duke dëgjuar një nga këngët më të bukura të Paolo Kontes, mendja nuk më hiqet nga shokët mij të mirë(dhe sa njerësz të tjerë), që jetojnë në Atdhe dhe kanë mbetur si “sandwich man” në darën e dy forcave politike- banda. Të dëshpëruar. Thuajse pa rrugëdalje.
Nga njëra anë, një qeveri e drejtuar nga një njeri jo vetëm tejet i korruptuar, por nga frika, që ka, mbështetet gjithnjë e më shumë në bandat kriminale me origjinë nga ish- Sigurimi i Shtetit.
I kërkojnë jo vetëm pjesën e tyre në para për mbështetjen, që i japin, por edhe rehabilitim gradual të së kaluarës. Ndaj edhe këtë vit pamë foto të Enverit, shallet e kuqe të brigadave, Feçor Sheun “Qytetar Nderi” dhe dekorimin e Vitos e të të tjerëve si ajo. U testuan ujrat. Dhjetra ish- Sigurimsa dolën nga vrimat bashkë me ish-funksionarë të lartë, si për të thënë “Kemi qënë e do jemi ne zotër!”
Në krahun tjetër, një opozitë e udhëhequr nga një njeri i korruptuar dhe i papërgjegjshëm, që e dogji një herë vendin me ’97 dhe e qeverisi keq edhe 8 vjet të tjera më vonë, inkurajues bandash vetëm për të qëndruar në pushtet ose për tu rikthyer. Bën thirrje të rrëzojnë qeverinë!
Shokët e mij të mirë e të ndershëm(dhe mijra shqiptarë të tjerë), që nuk i besojnë partitë dhe i urrejnë ato, nuk kanë nga t’ja mbajnë. Shume syresh janë të prekur nga një vendim absurd për të pezulluar lejet e ndërtimit, që me siguri bëhet, që bandat të shesin pallatet e mbetura pa shitur, pasi edhe opozita nuk bëzan. Dhjetra të tjerë rrinë me zemër të ngrirë se mos i heqin nga puna dhe nuk përballojnë dot jetën, që shtrenjtohet nga dita në ditë.
Kjo është Shqipëria e miqve të mij të mirë. Atyre, që po i quaj ‘sandwich men”.
Sigurisht, që ka edhe një Shqipëri tjetër. Ajo, që po bëhet gjithnjë më e bukur nga një përvjetor Clirimi në një përvjetor tjetër. Eshtë Shqipëria e atyre, që rrinë pas qerreve të bandave dhe ose përfitojnë ose presi të përfitojnë ndonjë “koskë“ që hedhin Liderët. Po kjo kategori njerëzish ka qënë një kategori , të cilën e njoh nga larg dhe nuk më dhimset.
Dua t’ju jap zemër vetëm miqve të mij të kapur keq në darë.
Mos u bjerrni!
Rezistojini paqësisht të Keqes!


No comments:

Post a Comment