Shtyjy pak më tej!
Sonte dua të dëgjoj më pak fjalë dashurie,
Më pak të të ndjej,
Nën tingujt e pianos së tij,
Dua të fshij çdo tis mërzie.
Si jeta e natës nën një dritë tjetër,
Ku përzihet trishtimi
Me të përmbajturin gaz,
Dhe ritmi i të vërtetave të frikshme
Bukur qëndron me tingujt,
Që përplasen contratempo,
Në atë të mrekullueshëm xhaz.
Më prit i dashuri im vetëm dy orë,
Dua mos humbas asnjë notë të tij,
As vështrimet e zgjuara,
Nënqeshjet
e rralla
Të
gërvishturat tinguj,
Hundën, që ngjitur mikrofonit rri.
Mos kujto se më s’të dua,
Tjetër dashuri për ty po zbuloj sonte,
Tek tretem në atë çka këndon Konte,
Kur më fton “Eja larg me mua”.
No comments:
Post a Comment